Importuesit e veturave të reja kërkojnë heqjen e taksës doganore, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi më të mëdha për të blerë vetura më të sigurta në komunikacion dhe që ulin dukshëm ndotjen. Ndryshe, sipas të dhënave të doganave të Kosovës, sivjet ka rritje prej mbi 30 për qind të importit të veturave të reja.
Gjatë vitit aktual, është rritur importi i veturave të reja në raport me ato të vjetra në Kosovë. Përderisa vitin e kaluar, më pak se 10% kanë qenë vetura të reja nga totali i importit, sivjet kjo përqindje sipas të dhënave të Doganave është rritur në mbi 25%.
Zëdhënësi Adriatik Stavileci për Radio Kosovën ka thënë se në këtë ka ndikuar ligji për ndalimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet.
“Kemi një rritje të importit të veturave të reja për 37% në krahasim me periudhën paraprake, por çka është me rëndësi të themi është ulje shumë të madhe prej 40% në aspektin e veturave të përdorura. Por gjithsesi që besojmë se ligji i fundit që ka hyrë në fuqi është duke prodhuar efekte të mira që të mbrojë edhe ambientin”, tha ai.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) para afro tri vitesh nuk ka ndikuar në hiqje të doganës gjatë importit të veturave të reja të prodhuar në Bashkimin Europian. Edhe më tej, për shumë vetura të reja paguhet taksë doganore, pranon zëdhënësi Stavileci.
“Brenda vitit mbërrin afërsisht 12-13 milionë euro pagesa doganore për automjete të reja që importohen. Kurse për automjete të përdorura shumë më e madhe sepse edhe sasia e këtyre automjeteve është shumë më e madhe, e që brenda vitit pritet rreth 50 milionë euro”, thotë ai.
Por importuesit e veturave të reja kërkojnë të veprohet sikur në vendet rajonale, ku janë hequr taksat doganore për vetura të reja të prodhuara në Bashkimin Europian. Kryetari i shoqatës së importuesve të automjeteve të reja, Bujar Hoxha poashtu kërkon të hiqen taksat doganore edhe për vetura të reja të prodhuara jashtë BE-së, nëse posedojnë certifikatën e konformitetit, përkatësisht janë të dedikuara për tregun e BE-së.
“Kemi dëshirë kjo me ndodhë duke i dhënë mundësi klientëve që në vend se me ble vetura të vjetra të pasigurta, kishte me ndikua pozitivisht që në Kosovë me u rrit numri i veturave te reja”, ka thënë ai.
Në një prononcim për Radio Kosovën, ai ka thënë se është interes nacional ofrimi i mundësisë qytetarëve për blerje të veturave që janë më të sigurta në komunikacion, njëkohësisht ulin në mënyrë të dukshme ndotjen e ambientit. Ai njëherit shprehet kategorik kundër shfuqizimit të ligjit që ndalon importin e veturave më të vjetra se 10 vite.
“Jemi duke dashur të importojmë vetura të cilat në vendet e perëndimit në Gjermani, Zvicër do të kesh mundësi me i marr pa pare. Sepse ata janë duke i hequr, ai është në fakt bërllok i shteteve të Europës dhe ne jemi tu i hap dyert që ai bërllok me ardhë në Kosovë”, tha ai.
Në fakt, Gjermania është duke i stimuluar qytetarët e saj me nga 4 mijë euro nëse automjetin e vjetër të tyre e dorëzojnë për riciklim, e që ato automjete mund të përfundojnë shumë lehtë në Kosovë. /RadioKosova/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mijëra vajza dhe gra zgjedhin UBT-në për zhvillim profesional në sektorin e teknologjisë informative
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën