LAJMI I FUNDIT:

Rritet për 18 për qind numri i përfitueseve nga skema e pensioneve të moshës

Rritet për 18 për qind numri i përfitueseve nga skema e pensioneve të moshës

Është rritur për 18 për qind numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës, ndërsa numrit të familjeve përfituese nga skema e ndihmës sociale ka rënë për 15 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, gusht 2023”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se deri në këtë periudhë kanë përfituar 20 mijë e 810 familje nga skema e ndihmës sociale.

“Në muajin gusht 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 20,810 familje me gjithsej 81,903 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 24,627 familje me gjithsej 97,124 anëtarë, vërehet një rënie e numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 3,817 persona ose 15.5 për qind”, thekson ASK-ja.


Aty thuhet se rritje të përfituesve kishe edhe te personat paraplegjik dhe tetraplegjik.

Në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin gusht 2022 kishte rritje të përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës me 18.1 për qind, skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik me 16.1 për qind, skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara me 14.7 për qind dhe skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) me 10.7 për qind”, vijon ASK.

Numri i përfituesve nga skemat pensionale dhe skemat e tjera të mirëqenies sociale | Burimi: ASK

“Skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara me 7.1 për qind, skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës me 5.6 për qind, skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/1991 deri në vitin shkollor 1998/1999 me 5.3 për qind, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) me 2.8 për qind dhe skema për veteranët e luftës me 0.2 për qind”, shton raporti.

Krahasuar me një vit më parë, po ashtu ka pasur rënie të përfituesve në disa nga skemat e pensioneve.

“Në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin gusht 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga skema për pensionet e Trepçës me 18.6 për qind, skema për pensionet invalidore me 18 për qind, skema për pensionet familjare me 9.6 për qind, skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës me 1.6 për qind dhe skema e kompensimeve për personat e verbër me 0.2 për qind”, përfundon ASK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori