LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i personave me depresion në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i personave me depresion në Maqedoninë e Veriut

Shoqëria jonë po bie në depresion dhe për këtë kanë ndikuar ngjarjet e viteve të fundit si pandemia, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe alarmet e shpeshta për bomba në disa objekte. Vetëm gjatë tre viteve të fundit që nga koha kur nisi Covid-19, më shumë se 42 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shëndetin e tyre mendorë. Gjatë vitit 2022 ky numër arrin në rreth 14 mijë, rreth 2 mijë me shumë se në vitin e kaluar. Megjithatë, mjekët dyshojnë se numri i personave që kanë ngarkesë psikike është shumë më i lartë, por thonë se në vendin tonë ende ekziston paragjykimi se nëse viziton psikiatrin je i çmendur. Psikiatri Kadri Haxhi Hamza thotë se ky perceptim ka filluar të ndryshojë paksa tek gjeneratat më të reja.

“ Kur paraqiten problemet e natyrës si: personi nuk dëshiron të komunikojë, nuk dëshiron të shkojë në punë, nuk do që të shkojë në shkollë, çdo gjë i duket e rëndë, Unë shpesh them me studentët e mi, kur të ju vijë situata që të mbuloheni me jorgan dhe thoni “ jo unë më nuk jam këtu, kjo nuk është realiteti im, po është ëndërr” atëherë është koha t’i drejtoheni profesionistit, sepse ajo është shenja e parë e depresionit. Domethënë, njeriu e humb lezetin e jetës, nuk do që të jetojë, nuk ndjen kënaqësi në jetë”, tha Kadri Haxhi Hamza- psikiatër.


Një gjendje e tillë e shëndetit mendorë po rrezikon edhe familjen, thotë sociologu Ilija Acevski. Sipas tij, me të rrezikuara janë familjet që janë të shqetësuara për mbijetesë dhe këtu siç thotë duhet të ndërhyjnë sa më shpejt institucionet që kjo situatë të tejkalohet.

“Veçanërisht numri i atyre që luftojnë për mbijetesë, ata jo vetëm që janë në depresion, ata kanë një revoltë brenda vetes se si të dalin nga ajo situatë. Rritet numri i ndarjeve, ulet numri i kurorëzimeve, përqindja e dhunës rritet dhe jo vetëm në shkolla. Çdo ditë dëgjojmë lajme se dikush ka sulmuar dikë. Të krijohet një atmosferë pozitive. Këtu luanë rol edhe mediat të mos ngarkohen vazhdimisht me informacione negative, të trajtojnë tema më të gëzueshme. Çdo i dyti tashmë vuan nga një lloj depresioni. Pastaj dhuna hibride që ndodh kohët e fundit, gjithashtu ndikon”, u shpreh Ilija Acevski- sociolog.

Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se numri i martesave të lidhura në tremujorin e dytë të këtij viti është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa. Ndërsa vetëm gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti janë pranuar 521 raportime për divorce./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori