LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i përdoruesve të alkoolit në Kërçovë

Rritet numri i përdoruesve të alkoolit në Kërçovë

Fenomeni i përdorimit të pijeve alkoolike, në veçanti në mesin e të rinjve, është dukuri që ka kohë që po shqetëson, shkruan gazeta Koha. Kësaj “mode”, siç quhet shpesh, nuk ka mundur që t’i shmanget as qyteti i Kërçovës. Është shqetësuese dukuria, se klientela e kësaj “mode”, janë edhe të rinjtë të cilët e rrisin numrin e kësaj kategorie, që bëhen ithtarë të “ujit të trimave”, siç quhej nganjëherë nëpër ndejat e dikurshme nëpër lokale, por që tani, kësaj shtrese prej konsumuesish të pijeve të forta i janë shtuar edhe një numër i konsiderueshëm i të rinjve, pa dallim të përkatësisë së tyre gjinore.

Kabaretë dhe lokalet e natës po mbijnë si “kërpudhat pas shiut” dhe me këtë ngadalë dhe pahetueshëm po ngritët edhe numri i vartësve nga pijet alkoolike dhe lëndëve të tjera vartëse, siç janë duhani dhe lëndët narkotike. Gjatë seancave të shumta që SPB e Ohrit dhe stacioni policor i Kërçovës, kanë mbajtur me të rinjtë nëpër shkollat fillore dhe në qendrat e shkollave të mesme në Kërçovë, kanë njoftuar grupet e rrezikuara me masat parandaluese që duhet të ndërmerren lidhur me mbrojtjen e të rinjve nga lëndët narkotike. Konstatimi i përbashkët gjatë këtyre takimeve mes punonjësve të policisë dhe profesorëve nëpër shkolla, del se mjerisht ky fenomen është i pranishëm edhe në Kërçovë.

Përpos “konsumimit të lëndëve narkotike”, në Kërçovë me të madhe ka filluar të rritet edhe numri i të rinjve të cilët përdorin pijet alkoolike. Kur jemi tek struktura gjinore e kësaj shtrese të popullsisë, nuk ka ndonjë dallim. Konsumatorë të alkoolit ka nga të dyja gjinitë, që përpara nuk ka qenë dukuri që edhe vajzat të jenë konsumuese të rregullta të alkoolit.


Në njësinë e urgjencës pranë Qendrës mjekësore të Kërçovës, shpesh kanë theksuar se “numri i të helmuarve nga konsumimi i pijeve alkoolike është në rritje, sidomos gjatë uikendeve, ku nëpër kabaretë dhe klubet e natës, që në Kërçovë nuk janë të pakta, bëhet konsumim i pakontrolluar i pijeve alkoolike.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori