LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i aksidenteve në Tetovë, shkak shpejtësia!

Rritet numri i aksidenteve në Tetovë, shkak shpejtësia!

Rritje të numrit të aksidenteve rrugore në Tetovë prej 8,2 për qind në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, tregon statistika e policisë së Tetovës.

Të dhënat e policisë së Tetovës, tregojnë se vitin e kaluar në rajonin e Tetovës kanë ndodhur 802 aksidente ose 61 më shumë në krahasim me vitin paraprak 2015.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, ajo që veçanërisht shqetëson është numri dyfish më i madh i viktimave në aksidente, pasi në 11 aksidente vitin e kaluar jetën e kanë humbur 13 persona, derisa në vitin 2015 e kanë humbur jetën shtatë persona.


Vitin e kaluar 48 aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, 301 me lëndime të lehta, ndërsa në 442 është shkaktuar vetëm dëm material. Numri më i madh i aksidenteve rrugore vitin e kaluar kanë ndodhur në rrugët e Tetovës – 372, pastaj në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe rrugët rajonale Tetovë-Pirok, Tetovë-Volkovia dhe Tetovë-Shkup.

Arsyeja më e shpeshtë për aksidentet sërish është shpejtësia jo e përshtatshme gjegjësisht vozitja e shpejtë, ndërsa karakteristike janë 90 aksidente që i kanë shkaktuar kafshët. Janë regjistruar 118 dalje nga korsitë, para së gjithash si pasojë e shpejtësisë jo të përshtatur. Në 72 aksidente kanë marrë pjesë këmbësorë, ku arsyeja më e shpeshtë është mosdhënia e përparësisë nga shoferët ose kalimi jo i kujdesshëm në rrugët veçanërisht nga personat minoren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori