LAJMI I FUNDIT:

Rritet keqpërdorimi i rrjeteve sociale në Maqedoninë juglindore

Rritet keqpërdorimi i rrjeteve sociale në Maqedoninë juglindore

Rritet numri i raportimeve për keqpërdorime të rrjeteve sociale në rajonin juglindor të vendit që është nën kompetencë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Strumicë.

Statistikat flasin për 20 raportime në vitin e kaluar, kurse në 2016 kishte vetëm pesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raste më të shpeshta janë porosi me përmbajtje nënçmuese dhe kërcënuese, pastaj keqpërdorim të të dhënave personale dhe publikim të materialeve pornografike.

Sipas SPB-së të Strumicës, ky numër raportimesh nuk është i realtë, pasi që të dëmtuarit nuk i raportojnë rastet për arsye të ndryshme./Telegrafi/