Rritet interesimi për vaksinim, rreth 14% e popullatës të imunizuar me dy dozat ndaj COVID
Ofrimi i mundësisë për vaksinim të grup-moshave të ndryshme ka rritur interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë 25% e qytetarëve, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marrë rreth 14%. Me këtë ritëm të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në fund të vitit do të arrijnë që ta realizojnë objektivin e tyre për imunizim të 60% të popullatës.
Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se autoritetet shtetërore kanë krijuar mundësi të mira për vaksinim.
“Duke qenë që Ministria e Shëndetësisë ka hequr çdo kufizim të moshës për vaksinim të qytetarëve me vaksinën dhe u ka mundësuar të gjithë qytetarëve mbi moshën 18 vjet që të vaksinohen interesimi i vaksinimit kundër COVID-19 është rritur ndjeshëm. Këtyre ditëve shohim një interesim të madh të qytetarëve për t’u vaksinuar dhe ajo që është me interes është se shohim se po vaksinohen grupmoshat e reja dhe ky është një sinjal i mirë se nëse vazhdojmë me këtë ritëm qeveria e vendit, përkatësisht MSh do jetë në gjendje që ta përmbush objektivin për 60% të popullatës për ta vaksinuar deri në fund të këtij viti. Interesimi është rritur, ministria ka krijuar mundësi të mira për vaksinim për faktin se u ka ofruar mundësi që të zgjedhin vaksinën që duan ta marrin ka mundësuar edhe kombinim të vaksinave nëse duan ta bëjnë këtë qytetarët dhe procedurat për caktimin e terminëve janë fare të thjeshta”, tha ai.
Tutje, Hoti tregoi se deri më tani në Kosovë prijnë meshkujt për nga shifra e vaksinimit me 53%, ndërsa 47% e femrave janë vaksinuar kundër coronavirusit.
Ai thotë se komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të të vaksinuarve, e pasuar nga Obiliqi, Fushë-Kosova, Gjakova e Kamenica.
“Sa i përket përqindje të vaksinimit, gjinia mashkullore është e vaksinuar me 53%, ndërsa femërore me 47% por këto janë karakteristika që i përgjigjen edhe strukturës gjinore të popullatës së Kosovës, ndërsa sa i përket grupacioneve që më së shumti janë vaksinuar deri më tani natyrisht personat e moshës mbi 65 vjeçare përbëjnë grupacionin e atyre që më së shumti janë vaksinuar, por ditëve të fundit shohim se ka rritje të vaksinimit edhe në grup-moshat më të reja prej 41 deri në 60, dhe gjithashtu ka një rritje të interesimit dhe rritje të numrit të vaksinuarve mbi moshën 18 vjeçare.
Në kuptim të shtrirjes sipas qyteteve të procesit të vaksinimit duhet të veçonim si qytete apo komuna ku vaksinimi është duke ecur me ritme më të larta sidomos në Prishtinë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Kamenicë por përgjithësisht shumica e komunave kanë filluar të kenë ngritje ditëve të fundit”, theksoi Hoti.
Zëdhënësi i MSh-së për KosovaPress deklaroi se deri tani 25% e qytetarëve e kanë dozën e parë të vaksinës anit-COVID, ndërsa 14% janë imunizuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.
“Ne mund të themi se me dozën e parë janë të vaksinuar diku rreth 25% e popullatës, me dozën e dytë përqindja shkon në 13 deri në 14% mirëpo këto përqindje duhet t’i ngirisim në ditët në vijim objektivi është që deri në fund të vitit 60% e popullsisë të jenë të vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 po flas për grupacionet që u takojnë grupmoshave dhe kategorive që duhet vaksinuar”, u shpreh zëdhënësi i MSh-së.
Meqenëse Kosova po shënon rritje të rasteve pozitive me coronavirus, ku kryesisht po dominon infektimi me variantin Delta, lidhur me mundësinë e ashpërsimit të masave, zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti thotë se kjo do varet nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
“Çfarë hapash do ndërmerren do të varet nga ecuria e mëtejme e situatës epidemiologjike do varet nga analiza e situatës që do i bëjë Instituti dhe nga rekomandimet që do të jepen për Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ai.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 110 raste të reja të infektimit me COVID-19, dhe 1 rast i vdekjes. Ndërsa, nga fundi i muajit mars kur ka nisur vaksinimi kundër coronavirusit e deri dje në Kosova janë vaksinuar mbi 445 mijë qytetarë, prej tyre dozën e parë e kanë marr mbi 289 mijë banor të Kosovës, ndërsa me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID janë imunizuar mbi 155 qytetarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025