Besimi i bizneseve shqiptare të sektorit të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve u përmirësua në muajin qershor, por konsumatorët janë pesimistë, po ashtu dhe sektori i shërbimeve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 2.0 pikë (në nivelin 109.8) në muajin qershor të vitit 2022. Rritja u përcaktua nga përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rënia e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve në sektorin e tregtisë, e ka bërë më të përmbajtur rritjen e TNE-së.
Porositë dhe eksportet bëjnë optimistë sektorin e industrisë
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) shënoi rritje prej 8.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar. Kjo rritje ka konfirmuar momentin pozitiv që ky tregues ka shfaqur gjatë muajve të fundit. Ajo i atribuohet kryesisht ecurisë pozitive të kontratave porositëse në total dhe atyre nga eksportet. Në të njëjtën kohë, balanca për prodhimin është rritur në masë më të vogël. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteve që do të prodhojnë kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me muajin e kaluar, duke vijuar të mbeten ndjeshëm mbi mesataren e vet historike.
Ndërtimi në maksimumin historik
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) pësoi një rritje prej 7.3 pikë përqindjeje në muajin qershor, duke arritur maksimumin e vet historik (Grafik 2). Të dy komponentët e këtij treguesi pësuan rritje, por rritja e balancës së aktivitetit ndërtues ishte më e ndjeshme sesa ajo e porosive aktuale. Pritjet për çmimet që bizneset e ndërtimit do të vendosin në të ardhmen pësuan gjithashtu rritje të ndjeshme në muajin qershor.
Edhe shërbimet me rritje
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 1.2 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar. Rritja u ndikua si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit ashtu edhe nga ai i kërkesës. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e çmimeve që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rënie krahasuar me muajin e kaluar, por ato vijojnë të mbeten mbi mesataren e vet historike.
Tregtia me rënie
Treguesi i besimit në tregti (TBT) ra me 0.8 pikë përqindje në muajin qershor, pas përmirësimit që ky tregues pati në muajin maj. Në terma të komponentëve të TBT-së, rënia është përcaktuar si nga komponenti i ecurisë aktuale të biznesit, ashtu edhe ai i pritjeve për nivelin e punësimit. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie nga bizneset e tregtisë krahasuar me një muaj më parë, por ato vijojnë të jenë mbi mesataren e vet afatgjatë.
Konsumatorët më pesimistët
Treguesi i besimit konsumator (TBK) shënoi një rënie me 0.7 pikë përqindjeje në muajin qershor. Kjo rënie ka bërë që TBK-ja ta frenojë prirjen përmirësuese të nisur në dy muajt e kaluar, duke mbetur ndjeshëm nën mesataren e vet historike. Rënia u ndikua nga pritjet më pesimiste për situatën ekonomike në vend, si dhe vlerësimet më pesimiste për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe të pritura. Ndërkohë, pritjet për situatën financiare në të ardhmen u përmirësuan disi krahasuar me një muaj më parë. Pritjet për çmimet e konsumit në të ardhmen kanë shënuar rritje edhe në këtë muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë