Pandemia COVID-19 nuk ka pasur ndikim të madh te shpenzimet ushtarake në botë, të cilat janë rritur për 2.6 për qind më 2020, në krahasim me një vit më parë, sipas një raporti të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes (SIPRI).
Shpenzimet ushtarake kanë arritur në 1.9 trilion dollarë, ka thënë ky Institut, ndonëse disa shtete si Kili dhe Koreja Jugore, kanë rilokuar një pjesë të fondeve të ndara për ushtri, në menaxhim të pandemisë.
Diego Lopes da Silva, një nga autorët e raportit, ka thënë se zhvillimet kanë qenë të papritura.
“Për shkak të pandemisë, mund të besohej se shpenzimet ushtarake do të binin. Mirëpo tani mund të themi me siguri se COVID-19 nuk ka pasur ndikim të madh në shpenzimet ushtarake, të paktën më 2020”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve AFP.
Vendet që kanë shpenzuar më së shumti në këtë fushë më 2020 janë: Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia dhe Britania e Madhe.
Së bashku, ato janë përgjegjëse për 62 për qind të shpenzimeve botërore ushtarake.
Në raport është thënë edhe se vendet anëtare të NATO-s kanë rritur buxhetet e tyre për ushtri në vitin 2020.
Si rezultat, 12 vende të NATOS-s kanë shpenzuar 2 për qind më shumë të bruto prodhimit të tyre të brendshëm në fushën e ushtrisë.
Këto shtetet tani janë në linjë me udhëzimet e aleancës për shpenzime.
Më 2019, vetëm nëntë vende anëtare kanë ndarë fonde siç është synuar.
Instituti me bazë në Suedi përpilon raportin duke u bazuar në informacion zyrtar të qeverisë sa u përket buxheteve për mbrojtje si dhe në burime dhe statistika tjera. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'