LAJMI I FUNDIT:

Rriten rastet me parkinson në Shqipëri, neurologia: Preken edhe të rinjtë

Rriten rastet me parkinson në Shqipëri, neurologia: Preken edhe të rinjtë
(Foto: Medical News Today)

Rastet me parkinson kanë ardhur në rritje vitet e fundit në Shqipëri. Neurologia Entela Basha, tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor qendror vjen me moshën, në konsulta paraqiten edhe të rinj.

“Rritja e jetëgjatësisë shton edhe numrin e pacientëve që kanë problematika të sëmundjeve degjenerative ku dhe parkinsoni është një ndër to. Statistikat flasin për 10-12 për 100 mijë banorë ndërsa tani jemi 20-22 për 100 mijë banorë. Grupmosha më e prekur mbi 60 vjeç ka dhe raste, 40-50 vjeç me anamnezë familjare”, u shpreh Entela Basho për Euronews Albania.


Simptomat e parkinsonit nisin gradualisht dhe përkeqësohen me kohën

“Ka disa grup simptomash, dridhje të duarve, dridhje të njërës dorë, të njërës këmbë, ngadalësim në lëvizje, kur kryen aktivitete, kërrusje e turpit, humbje e ekuilibër dhe problem të kujtesës, sjelljes, që mbivendosen në stade të vona”, tha neurologia.

Trajtimi me medikamente por edhe ndërhyrjet me elektroda në tru mund të ndikojnë në mbajtjen nën kontroll të sëmundjes.

“Trajtimi me medikamente ka evoluar shumë. Në Shqipëri ekzistojnë të njëjtat trajtime si dhe jashtë dhe mbahet mjaft mirë nën kontroll. Tjetër teknikë shumë e mirë është dhe DBS një procedurë kirurgjia me vendosjen e disa elektrodave duke dhënë stimuj në territoret përgjegjës për lëvizjen”, tregoi neurologia.

Parkinsoni nuk ka shkaktarë të mirëfilltë por besohet se trashëgimia ka një faktor risku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori