LAJMI I FUNDIT:

Rriten masat e sigurisë për Gjukanoviqin, pas raportimeve për atentat

Rriten masat e sigurisë për Gjukanoviqin, pas raportimeve për atentat

Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se ka hapur rastin lidhur me informacionet për planifikimin e pretenduar të vrasjes së ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Është vendosur, siç thanë ata, që për arsye parandaluese të forcohen masat e sigurisë për Gjukanoviqin, “pavarësisht se nuk ishte planifikuar zvogëlim i mëtejshëm i fushëveprimit të tyre në periudhën e ardhshme”, transmeton Telegrafi.

Mediume të caktuara kanë njoftuar se një media është njoftuar nga zyra e ish-presidentit të Malit të Zi, se Gjukanoviq i ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat.


“Drejtoria e Policisë ka njoftuar në fjalimin e saj të mëparshëm se ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës nuk e kanë informuar Drejtorinë e Policisë së Malit të Zi, se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj dyshohet se planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër fqinj”, u tha nga policia malazeze.

Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit
Lexo po ashtu Hoxhaj: Kriminelët serbë nga veriu i Kosovës, të përfshirë në planet e vrasjes së Gjukanoviqit

“Në periudhën para, gjatë dhe pas njoftimit në media, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka kryer bashkëpunim ndërkombëtar për të kontrolluar informacionin e marrë”, u tha ndër tjera.

Nga policia u theksuar se menjëherë pas marrjes së informacionit janë ndërmarrë masa dhe veprime nën juridiksionin e policisë, duke përfshirë edhe njoftimin e prokurorisë kompetente dhe lidhur me këtë është hapur rast.

“Duke pasur parasysh kufizimet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave sekrete, mund të njoftohet se Policia, Prokuroria dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare po ndërmarrin masa dhe veprime të mëtejshme brenda juridiksionit të tyre në mënyrë të sinkronizuar. Në këtë drejtim, ndërkohë që procedura për përcaktimin e fakteve dhe rrethanave përkatëse, përfshirë edhe besueshmërinë e tyre, është marrë vendim për forcimin e masave të sigurisë të ish-presidentit të Malit të Zi për arsye parandaluese”, thanë për fund nga policia malazeze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori