LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet në Shqipëri, shtrenjtohen drithërat

Rriten çmimet në Shqipëri, shtrenjtohen drithërat

Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregje.

Në vendin tonë inflacioni arriti në 7.4 për qind në qershor, ndërsa në Bashkimin Evropian, 8.7 për qind.


Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vunë në vështirësi familjet shqiptare. Po ashtu, shërbimi në bare e hotele është shitur më shtrenjtë.

Rritja më e madhe është parë muajin e kaluar tek vaji, drithërat dhe rregullimi i makinës tek mekanikët. Më shumë se 10% janë shtrenjtuar edhe ëmbëlsirat dhe perimet.

Nga ana tjetër, në Evropë energjia me rritje 42 për qind, mandej ushqimet dhe duhani me 8.9 për qind, dhe së bashku me grupet e tjera, niveli i inflacionit arriti 8.6 për qind.

Por, edhe pse shkalla e shtrenjtimit në BE është më e lartë, kriza është ndjerë më shumë këtu, pasi familjet shqiptare harxhojnë rreth 40 për qind të të ardhurave për ushqime, ndërsa ato evropiane 15 për qind të rrogave.

Në qershor qeveria mbylli pagesën e përkohshme të ndihmës për familjet më të ardhura të ulëta, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i vazhduar këto pagesa apo për të ofruar një paketë të re. /Euronews Albania/