LAJMI I FUNDIT:

Rriten me 24% kreditë konsumuese në Shqipëri

Rriten me 24% kreditë konsumuese në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit tetor totali i kredisë konsumatore arriti në 46.7 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia konsumatore është rritur me 24 për qind. Mbështetur në të dhënat e Bankës Qendrore, rezulton se rritja ka ardhur kryesisht nga kredia bankare për mallra shtëpiak, ku përfshihen kryesisht pajisjet elektrike, elektronike apo automjetet.


Sipas eksperteve rritja e kredisë konsumatore është favorizuar edhe nga ulja e normave ë interesit në nivelet më të ulëta historike.

Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, interesi i kredive konsumatore në lekë këtë vit ka zbritur poshtë kufirit të 8 për qind, ndërsa për kredi me afat të shkurtër maturimi, shumë banka ofrojnë edhe interesa ndjeshëm më të ulëta. /Telegrafi/