LAJMI I FUNDIT:

Rrëzoi policin në asfalt dhe vazhdimisht e grushtonte, tre kalimtarë rasti i dalon në ndihmë – publikohen pamjet e sulmit në Kaliforni

Rrëzoi policin në asfalt dhe vazhdimisht e grushtonte, tre kalimtarë rasti i dalon në ndihmë – publikohen pamjet e sulmit në Kaliforni

Tre kalimtarë rasti kanë fituar epitetin e heronjve pasi arritën ta shpëtojnë një polic në Kaliforni nga më e keqja, pasi po rrihej brutalisht nga një kalimtar i cili e kishte shtrirë në asfalt dhe vazhdimisht e godiste.

Reklama

Polici kishte pranuar një telefonatë në drejtim të autostradës numër pesë në Santa Ana, se një burrë po u bërtiste shoferëve dhe po tentonte të dëmtonte shenjat e komunikacionit, transmeton Telegrafi.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, polici filloi ta paralajmërojë, por ai menjëherë e sulmoi dhe arriti ta rrëzojë në tokë – duke e goditur vazhdimisht me grushta.

Ishin tre burra që vrapuan dhe i dolën në ndihmë policit që po pësonte lëndime të rënda në fytyrë. Ata e kapën sulmuesin dhe e përplasën për tokë duke mos e lënë të ngritet derisa arritën patrullat e tjera të policisë.

“Mendova për fëmijët e mi në ato momente. Të njëjtën kohë nuk mendova se polici mund të ketë pasur familje. Grushtova sulmuesin në brinjë dhe filloi të tërhiqet. Frikësohesha që do t’ia merr revolen policit dhe do të shtie në drejtim të kalimtarëve”, tha njëri prej heronjve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën - përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

Momenti kur një numër varkash me forca speciale ukrainase ‘pushtojnë’ Krimenë, natën - përpara përleshjes së përgjakshme me armë me rusët

Botë

"Vëmendje të gjithëve!”: Rusia teston sistemin e paralajmërimit publik

Botë
James O’Brien emërohet Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane

James O’Brien emërohet Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane

Amerika
Një alarm në celularin e tyre do të kenë të mërkurën pasdite, të gjithë ata që jetojnë në SHBA – ja për çfarë bëhet fjalë

Një alarm në celularin e tyre do të kenë të mërkurën pasdite, të gjithë ata që jetojnë në SHBA – ja për çfarë bëhet fjalë

Amerika
Hebrenjtë radikalë filmohen duke i pështyrë të krishterët në qytetin e vjetër të Jerusalemit

Hebrenjtë radikalë filmohen duke i pështyrë të krishterët në qytetin e vjetër të Jerusalemit

Azia
SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë

SHBA do të transferojë armët e sekuestruara nga Irani në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori