Rrëzohet një aeroplan luftarak rus mbi një ndërtesë kolektive në qytetin rus Jejsk – objekti përfshihet nga zjarri

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak çastesh në një qytet në Rusi, ku një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse u rrëzua mbi një ndërtesë kolektive.
Ndërtesa kolektive prej nëntë katesh në qytetin rus Jejsk, u përfshi nga zjarri kur aeroplani luftarak përfundoi mbi të, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/maryilyushina/status/1582035255032434691?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1582035255032434691%7Ctwgr%5E6593f63bdbe649a2a9627a2ac9d03d344fba3c20%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fsire-se-snimke-iz-rusije-vojni-avion-pao-na-stambenu-zgradu%2F2404107.aspx
Autoritetet lokale dhe ekipet emergjente kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një aeroplan luftarak të tipit Su-34, që ishte pjesë e flotës së forcave ajrore ruse.
Pamje amatore nga vendi i ngjarjes, shihet ndërtesa shumëkatëshe e përfshirë nga zjarri si dhe retë e tymi të zi që janë ngritur në qiell.
Aeroplani ra mbi ndërtesën kolektive në Jejsk, pranë pushimore në Detin Azov në afërsi të Krimesë.
https://twitter.com/maryilyushina/status/1582036604167675906?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1582036604167675906%7Ctwgr%5E6593f63bdbe649a2a9627a2ac9d03d344fba3c20%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fsire-se-snimke-iz-rusije-vojni-avion-pao-na-stambenu-zgradu%2F2404107.aspx
Akoma nuk dihet shkaku i rrëzimit të aeroplanit, por helikopterët e zjarrfikësve dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/




















































