Dje, një fëmijë ra nga një teleferik skish në malin Jahorina në Bosnjë dhe Hercegovinë, pasi kishte qëndruar i varur për një farë kohe duke u mbajtur pas karriges.

Videoja e incidentit tregon se si skiatorët e tjerë u përpoqën ta ndihmonin, por fëmija përfundimisht ra në tokë, transmeton Telegrafi.


Videoja tregon fëmijën të varur nga karrigia disa momente para rënies.

Skiatorët që ndodheshin rastësisht në shpatin poshtë karriges u përpoqën ta kapnin atë për të zbutur rënien. Ende nuk dihet pse fëmija ra nga karrigia.

Mjekët ende nuk kanë komentuar për ashpërsinë e lëndimeve të tij. /Telegrafi/