Katër persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit ushtarak rus Mi-8 në rajonin Chelabinsk, ka konfirmuar zëdhënësi i forcave ajrore të Rusisë.

“Në Mi-8 ishin katër persona, të gjithë kanë vdekur. Helikopteri po kryente një fluturim stërvitor”, ka shtuar zëdhënësi i ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


Pas përplasjes në tokë, kishte shpërthyer një zjarr i madh, e siç raportojnë mediat ruse, helikopteri i përkiste shërbimit inteligjent rus (FSB).

Helikopteri i FSB-së është rrëzuar në një zonë pyjore në afërsi të rajonit Prudni.

Në të gjendeshin vetëm anëtarë të ekuipazhit, të cilët të gjithë humbën jetën. /Telegrafi/