LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë me 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit

Rrëzohet aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë me 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit

Një aeroplan i linjës ajrore të Etiopisë është rrëzuar në rrugën e tij drejt Nairobit dhe nga informatat e para raportohet për të vdekur.

Sipas një njoftimi, përcjell Telegrafi, thuhet se Boeing 737 është rrezuar dhe është konfirmuar se aeroplani në bord kishte 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.


“Zyra e Kryeministrit, në emër të Qeverisë dhe popullit të Etiopisë, shprehë ngushëllimet më të thella për familjet e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre të linjës ajrore Boeing 737 në fluturimin e rregullt për në Nairobi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed në Twitter.

Fluturimi po shkonte nga kryeqyteti i Etiopisë, Addis Abeba. /Telegrafi/