LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, zëri i stjuardesës “që nuk do të harrohet kurrë”

Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, zëri i stjuardesës “që nuk do të harrohet kurrë”

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka postuar në llogarinë e saj zyrtare në “X” një video nga aeroplani që u rrëzua të mërkurën në Kazakistan, në të cilën dëgjohet zëri i stjuardesës Hokuma Aliyeva (33).

Në përshkrimin e videos thuhet se regjistrimi u publikua në mënyrë që “zëri i Hokuma-s, e cila shërbeu profesionalisht, të mos harrohet kurrë”.

“Zëri i Hokuma Aliyeva-s, e cila shërbeu profesionalisht deri në minutën e fundit të rrëzimit tragjik të avionit, duke siguruar pasagjerët se ‘gjithçka do të jetë në rregull’ nuk do të harrohet”, thuhet në përshkrim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë nëna e saj ka treguar se Hokuma punonte për AZAL që nga viti 2016.

“Hokuma ishte një person i lumtur. Ajo kishte vizituar shumë vende dhe gjithmonë na thoshte të jemi krenarë për të. Një herë, pasi u kthye nga një udhëtim, ajo tha se aeroplani i tyre për pak sa nuk u rrëzua… Këtë herë, përplasja ndodhi dhe vajza ime nuk mundi të mbijetonte”.

Kujtojmë se më shumë se 30 persona humbën jetën, kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua në Kazakistan.

Ndërkohë 29 persona mbijetuan.

Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur por shoqëria e fluturimit, Azerbajxhani Airlines dhe Autoriteti Rus i Aviacionit Civil thanë se informacionet paraprake sugjeronin se piloti vendosi të bënte një ulje emergjente pasi aeroplani u godit nga një zog.

Nga ana tjetër, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se sipas informacioneve të tij, avioni ka ndërruar itinerar për shkak të motit të keq.

Aeroplani u ngrit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku në mëngjes dhe ishte planifikuar të fluturonte rreth një orë për në Grozny në republikën ruse të Çeçenisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori