LAJMI I FUNDIT:

“Rreziku për pushtimin e Kosovës” – si e alarmoi CIA Shtëpinë e Bardhë për trupat serbe në kufi me Kosovën, pas sulmit në Banjskë

“Rreziku për pushtimin e Kosovës” – si e alarmoi CIA Shtëpinë e Bardhë për trupat serbe në kufi me Kosovën, pas sulmit në Banjskë

Revista “TIME”, në një shkrim për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, përfshirë Kosovënn – ka analizuar prapaskenat e 27 shtatorit, pas sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës.

Artikulli me titull “Brenda Programit të Shtëpisë së Bardhë për të ndarë sekretet e Amerikës”, pasqyron shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët në atë kohë kishin alarmuar, duke kërkuar nga Beogradi që të tërhiqte ushtrinë që ishte vendosur pranë kufirit me Kosovën.


Lëvizja serbe kishte ardhur vetëm tri ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, ku një grup serbësh të armatosur në krye me Milan Radoiçiq, asokohe nënkryetar i Listës Serbe sulmuan Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjaku.

Revista Time citon një zyrtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSC), i cili kishte alarmuar për organizimin e sinkronizuar të serbëve pranë kufirit më Kosovën.

Sipas tij, citon revista në fjalë, ekzistonte rreziku që “Serbia mund ta niste një pushtim ushtarak në Kosovë”.

“Pasditen e 27 shtatorit, një ekspert i Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë mori një telefonatë shqetësuese nga një agjenci e inteligjencës amerikane. Forcat serbe po grumbulloheshin përgjatë kufirit të tyre me Kosovën, ku NATO ka mbajtur një paqe jo të lehtë që nga lufta e përgjakshme për shkëputje në vitin 1999. Tri ditë më parë, një grup serbësh të armatosur kishin vrarë një oficer policie kosovar në një sulm. Tani Serbia po vendoste armatim të rëndë dhe trupa. “Ne ishim shumë të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak”, thuhet në citim.

Pas kësaj ngjarjeje, përpjekjet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe vendeve të tjera me trupa në terren në Kosovë nuk kishin arritur të qetësonin situatën.

“Në Washington, vëmendja u përqendrua te kaosi në Kongres; në pjesën më të madhe të Evropës, prioriteti kryesor ishte ndarja e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, pas pushtimit rus të Vladimir Putin”.

Kështu, si pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë presion Serbisë që të tërhiqet, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan kishte miratuar një kërkesë nga ekipi i tij në Evropë për të deklasifikuar elementet e grumbullimit të serbëve në atë pjesë.

“Drejtoria e Inteligjencës NSC redaktoi detajet sekrete të grumbullimit për të errësuar burimet dhe metodat pas inteligjencës”.

“Më pas e dërgoi kërkesën në zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) në Virxhinia Veriore përmes emailit të klasifikuar. Më 29 shtator, pas një lëmshi dyditor për të pastruar deklasifikimin, zëdhënësi i NSC John Kirby bëri një Zoom të paplanifikuar të Zoom me anëtarët e trupit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë. Kirby dha informacione të reja për sulmin e 24 shtatorit ndaj oficerit të policisë kosovare dhe dha lajmin për dislokimin e fundit serb, duke zbuluar se ai përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi të mekanizuara të këmbësorisë. Ndërsa mbulimi u rrit, vendet evropiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi një dislokim shtesë të trupave në Kosovë. Brenda pak ditësh, trupat serbe po tërhiqeshin”, thotë revista.

“De-klasifikimi dhe lirimi i lëvizjeve të trupave serbe është një shembull i një qasjeje të re të Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës që është rritur nga reagimi i SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë”, citohet në TIME.

Artikullin e plotë në anglisht mund ta lexoni KËTU, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori