Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera.
Komentet Farrici i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ me Aulona Minga dhe Krist Martiro në A2 CNN, ku tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë veç Vlorës edhe Lezha dhe Shkodra.
Ajo tha gjithashtu se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm, por duhet të kryhet në mënyrë periodike dhe jo të lihet në momentin e emergjencës.
“Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.
Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante.
Nëse hidrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 për qind”, tha Farrici. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi