LAJMI I FUNDIT:

Rrezatimi i telefonave celularë dëmton organizmin

Rrezatimi i telefonave celularë dëmton organizmin

Studimi shkencor i disa shkencëtarëve nga Finlanda ka dëshmuar se, nën ndikimin e rrezatimit të telefonave celularë vjen deri tek ndryshimi i proteinave të qelizave njerëzore. Tani për tani, megjithatë, nuk është e njohur sa është kjo e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Shkencëtarët kanë analizuar 10 gra vullnetare dhe e kanë ekspozuar lëkurën e parakrahëve të tyre ndaj rrezatimit të telefonave celularë të njohur si RF-EMF (Radio Frequency Modulated Electromagnetic Field) gjatë 60 minutash. Pas kësaj kanë marrë nga një copë të prerë të asaj pjese të lëkurës dhe e kanë krahasuar atë me lëkurën e dhjetë grave tjera vullnetare – lëkura e parakrahut e të cilave nuk ka qenë e ekspozuar ndaj këtij rrezatimi. Ata kanë arritur të konkludojnë se qelizat e lëkurës të cilat i janë ekspozuar rrezatimit kanë shfaqur ndryshime.

Shkencëtari Dariusz Leszczynski ka deklaruar se këto ndryshime janë të vogla, por megjithatë ato ekzistojnë. Ai ka thënë se studimi nuk ka përcaktuar rrezikun e mundshëm për shëndetin por vetëm se lëkura reagon në rrezatimin e telefonave celularë.


Ky studim është publikuar në versionin elektronik të revistës BMC Genomics. Janë analizuar 580 proteina në mostrat e lëkurës dhe janë gjetur ndryshime në tetë prej tyre.

Në trend Stil

Më shumë
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori