Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit po synon që më 1 shtator mësimi të zhvillohet me orar të rregullt dhe pjesëmarrje fizike në shkolla, pasi rreth 80 për qind e mësimdhënieve tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar që viti i ri shkollor pritet të fillojë më 1 shtator, teksa është shprehur se synojnë që kjo të bëhet me pjesëmarrje fizike në shkolla.
“Ashtu siç kemi paralajmëruar, mësimi pritet të fillojë më 1 shtator. Ne synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore”, ka shkruar Nagavci.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në një deklaratë për Telegrafin ka konfirmuar se deri tani rreth 80 për qind e të punësuarve në sektorin e arsimit janë vaksinuar së paku me dozën e parë.
Jasharaj theksoi se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor dhe janë pro nisjes së mësimit me prezencë fizike në shkolla, por sipas tij, kjo varet nga situata me pandeminë dhe vendimit të institucioneve shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
“Ajo që na gëzon është fakti se ka rritje të vazhdueshme të të vaksinuarve të punëtorëve të arsimit… në bazë të deklaratave mund të them rreth 80 për qind e punëtorëve e kanë marr të paktën dozën e parë. Është edhe kjo javë, me ç’rast do të mund të rritet numri i të vaksinuarve…”, u shpreh Jasharaj për Telegrafin.
Ndërkaq, ministrja Nagavci ka thënë se të gjitha studimet tregojnë që pasojat tek fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave kanë qenë të mëdha.
“Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres tek mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distance”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Ministrja e Arsimit thotë se është edhe rekomandim i OBSH-së që shkollat të jenë të hapura.
“Bazuar edhe në rekomandimet për edukimin në kohë të pandemisë COVID-19 të lansuara në Qershor të vitit 2021 nga Grupi Këshillues Teknik (themeluar nga Drejtori Regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për regjionin e Evropës), objektiv parësor duhet të jetë të mbajturit e shkollave të hapura dhe funksionale, dhe strategjitë shoqëruese siç janë aplikimi i masave mbrojtëse nga infektimi”.
Nagavci thotë se për të mos na u përsëritur situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativ.
Në anën tjetër, Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se mësimdhënësit janë pro nisjes së mësimit në shkolla, por sipas tij, kjo nuk varet nga ata por nga situata me pandeminë dhe vendimit të institucioneve shëndetësore në bashkëpunim me MASHTI-n.
“Uroj të mos kemi telashe të mëdha, por fillimi i viti të ri shkollor me prezencë fizike varet nga situata me pandeminë”, tha ai.
Ai tha se mësimi online, përveç që është i papërshtatshëm për nxënësit për shkak të shumë rrethanave, është sfidues edhe për mësimdhënësit.
Ndryshe, ditë më parë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ftuar të gjithë punëtorët e arsimit që vaksinohen, ndërsa theksoi se meqë vendi është në situatë pandemie, paraprakisht duhet të plotësohen kushtet për fillim sa më të mbarë të vitit shkollor.
Nagavci theksoi se rritje të numrit të të vaksinuarve nga radhët e punëtorëve të arsimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë