Antidroga e Policisë së Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi dhjetëmujor, në bodrumin e një banese në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Hyzri Talla”, mbrëmë rreth orës 21:50, është gjetur një laborator i drogës.
Gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë.
Prokurori në Departamentin e krimeve të rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Bashkim Zeqaj ka thënë se ky aksion ka rrjedhur si rezultat i një hetimi të cilin e kanë pasur në vazhdimësi nga ana e prokurorisë dhe policisë dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.
“Jemi në një objekt banimi ku dyshohet për një laborator i cili ka shërbyer për përpunimin e narkotikëve, jemi në grumbullimin e provave…Jemi duke i mbledhur të gjitha provat nga vendi i ngjarjes. Dy persona për momentin i kemi të ndaluar për veprat penale që i përkasin narkotikëve dhe jemi duke zhvilluar hetime të mëtutjeshme në rrjedhën e kësaj ngjarjeje që tani për tani shihen disa kavanoz dhe disa elemente tjera të mbushura me disa preparate por për llojin e narkotikëve do të bëhet ekspertizë nga Agjencia për Forenzikë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se do ta vazhdojnë hetimin e rastit për personat e mundshëm që ndërlidhen me këtë rast.
“Shihet se këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ky lloj laboratori është në një vend të banuar, kemi këtu fakultetin, çerdhen dhe kemi gjetur edhe mjete përcjellëse, të cilat kanë shërbyer për përpunimin e narkotikëve”, ka thënë Zeqaj.
Ndërsa, drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli ka thënë për KosovaPress, se dy të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe se është sekuestruar edhe makina për transportimin e drogës, si dhe mjete të tjera.
“Mbrëmë, njësitet tona kanë arrestuar dy të dyshuar në vend të ngjarjes përderisa ata kanë qenë në përpjekje e sipër për të larguar disa nga mjetet, të cilat përdoren për kryerjen e kësaj vepre penale. Këtu është identifikuar një laborator klandestin për krimin e substancave narkotike, që dyshohet të jenë të llojeve të ndryshme por në veçanti heroinë dhe kokainë..
Për momentin një pjesë e kësaj substance është në gjendje të lëngët është vështirë të përcaktohet sasia, por në formë të ngurtë është një sasi 5 deri në 7 kg përafërsisht. Është sekuestruar edhe një makinë, e cila është përdorur si mjet i kryerjes së veprës penale, nuk ka për momentin diçka, janë vetëm mjetet që e mundësojnë një laborator të nivelit të tillë, mjete plastike, acide të ndryshme, mjete që përdoren për të tharë likuidin”, ka theksuar Murseli.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrë me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave. Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.
Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri