Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, nga muaji janar i vitit 2019 deri në gusht të 2020-së kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona ose 78 për qind e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç, kurse 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.
Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29 për qind të aplikimeve nën 34 vjeç ose 23 për qind të totalit.
Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se Franca është destinacioni më i preferuar për minorenët nën 14 vjeç, me 3,460 aplikime për periudhën në fjalë ose 50 për qind e gjithë kërkesave nga minorenët. Franca njihet si një shtet social, sidomos për minorenët, çka i nxit prindërit që të rrezikojnë të lënë fëmijët në kampe me shpresë se ata do të sigurojnë një të ardhme më të mirë. Preferenca tjetër është Gjermania më 1,145 aplikime, më pas Greqia më 695 aplikime, Britania e Madhe më 525 dhe Italia më 310 aplikime.
Kanë aplikuar për azil edhe 1,615 persona të moshës 17-18 vjeç.
Në total për periudhën janar 2019-gusht 2020, shteti me aplikimet më të mëdha nga azilkërkuesit shqiptarë mbetet Franca më 40 për qind të totalit. Franca është bërë vitet e fundit tërheqëse për shqiptarët për shkak të politikave sociale në lidhje me trajtimin e çështjeve, duke ofruar disa shkallë deri në vendimin final, ka trajtime më të mira në qendrat e pritjes, nuk ka kthime me forcë.
Shteti i dytë është Britania e Madhe më 18.4 për qind të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Greqia më 1.7 për qind. Gjermania që ishte deri para disa vitesh si destinacion i preferuar për azilantët tani është në vend të katërt për shkak të politikave më pak sociale dhe dëbimeve me forcë. Pas Gjermanisë vjen Italia, me 6% (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga Shqipëria, totali, janar 2019-gusht 2020).
Mbi 60 për qind e aplikimeve në total në vendet e BE+ në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City