Shumë organizata që bëjnë monitorimin e shpenzimeve të parasë publike kanë kritikuar me vite të tëra institucionet për mënyrën e shpenzimit të parasë.
Gjatë viteve të fundit ka pasur edhe “lirim të dorës” në shpenzimin e buxhetit qendror, veçanërisht nga rezerva shtetërore.
Janë mbi një mijë organizata jo-qeveritare (OJQ) që kanë fituar grante nga buxheti i Kosovës për vitin 2018.
Sipas “Raporti vjetor për mbështetjen financiare publike për organizatat jo-qeveritare në Republikën e Kosovës për vitin 2018”, vërehen se në këtë vit shuma e dhënë është për 6 milionë euro më shumë se viti paraprak.
“Mbi bazën e të dhënave financiare të siguruara për vitin 2018 rezulton se mbështetja financiare publike për OJQ-të nga institucionet publike përfshirë Kuvendin, Presidencën, Zyrën e Kryeministrit, Ministritë, Agjencitë e Pavarura dhe Komunat është 22.7 milion euro. Kjo shumë krahasuar me vitin 2017 është për 6 milion euro më shumë”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Zyra e Kryeministrit thotë se numri i OJQ-ve që kanë përfituar grante është rritur për 200 organizata.
“Gjatë vitit 2018 vërehet një rritje e numrit të përgjithshëm të OJQ-ve që kanë përfituar mbështetje financiare publike nga organizatat buxhetore si në nivel të komunave ashtu edhe në nivel të ministrive, agjencive dhe institucioneve të pavarura. Në vitin 2018 në nivel të ministrive kanë pranuar mbështetje financiare 793 OJQ, ndërsa në vitin 2017 mbështetje financiare kishin pranuar rreth 594 OJQ përfituese. Këto të dhëna tregojnë se në vitin 2018 në nivel të ministrive kemi rritje të numrit të OJQ-ve përfituese të mbështetjes financiare publike me rreth 200 OJQ, krahasuar me vitin 2017. E njëjta rritje e financimit por edhe numri i OJQ-ve përfituese shfaqet edhe në nivel të komunave. Në nivel të komunave numri i OJQ-ve përfituese është më i lartë se sa në nivel të ministrive. Gjatë vitit 2018 nga buxheti i të gjitha komunave kanë përfituar gjithsej 1,023 OJQ për dallim nga viti 2017 sa ishin 813 OJQ”, thuhet në raport.
Po ashtu, raporti thekson se rreth 300 OJQ kanë përfituar nga më shumë se një organizatë buxhetore.
“Të dhëna të paraqitura paraqesin çdo formë të mbështetjes financiare e cila ka shkuar për furnitorët të cilët në Thesar janë të regjistruar si organizata jo-qeveritare. Ky numër përbën numrin e OJQ-ve që kanë pranuar mjete nga organizatat buxhetore. Megjithatë të njëjtat organizata kanë përfituar shpesh nga më shumë se një organizatë buxhetore. Ky dallim nga numri i mësipërm është rreth 150 OJQ në nivel qendror dhe rreth 150 OJQ në nivel lokal të cilat kanë përfituar më shumë se sa nga një organizatë buxhetore. Në kuadër të agjencive tjera, të cilat kryesisht i raportojnë Kuvendit, kemi po ashtu një rritje të numrit të OJQ-ve që kanë përfituar nga mbështetja financiare publike. Në vitin 2018 kanë pranuar mbështetje financiare publike 46 OJQ krahasuar me 18 OJQ përfitues sa ishin në vitin 2017”, vijon raporti i Zyrës së Kryeministrit, shkruan Telegrafi.
Për sa i përket nivelit qendror të financimit të granteve del se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka ndarë më së shumti fonde në vlerë rreth 4.5 milionë euro, nga e cila kanë përfituar 528 OJQ.
“Institucionet që më së shumti kanë përkrahur projektet e OJQ-ve janë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ministria e Arsimit. Nga mbështetja financiare publike për OJQ-të, e ofruar në nivel të ministrive, për vitin 2018 kanë përfituar mbështetje financiare 793 OJQ. Shumica e OJQ-ve që kanë përfituar mbështetje financiare në vitin 2018, kanë pranuar mbështetje edhe në vitet paraprake”, thuhet në raport.
Ndërsa, për sa i përket nivelit të mbështetjes së OJQ-ve në kuadër të komunave, në raport thuhet se janë ndarë grante rreth 8.5 milionë euro.
“Të dhënat tregojnë se në vitin 2018 janë transferuar gjithsej 8,490,563 euro në llogaritë e organizatave jo-qeveritare nga ana e komunave. Nëse bëjmë një krahasim të shumës së financimit publik për projektet e OJQ-ve nga komunat në vitin 2018 me ato të vitit 2017, vërehet rritje e financimit të organizatave jo-qeveritare në nivelin komunal me rreth 2.4 milionë euro në vitin 2018”, përfundon raporti.
Ndryshe, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në muajin qershor 2019, kishte shpalosur disa fakte për abuzime me subvencione nga Zyra e Kryeministrit të nxjerra nga Raporti i Auditorit për vitin 2018.
“Janë ndarë 815 mijë euro për një OJQ në kundërshtim me Rregulloren 04/2017, e cila rregullore i përcakton procedurat dhe kriteret për ndarjen e subvencioneve për OJQ. Për këtë OJQ janë bërë pagesa prej 806 mijë euro pa raporte përkatëse për punët e kryera. Auditori konstaton se për shkak të mungesës së raporteve, nuk mund të konstatojë për rregullsinë e këtyre pagesave”, kishte shkruar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova