LAJMI I FUNDIT:

Rreth 2 milionë qytetar do të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit

Rreth 2 milionë qytetar do të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit

​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve. Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe atë si në vijim:

 118 mijë e 448 votues të rinj që pas Zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017.


 36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Ndërsa, lidhur me përmirësimin e Listës së Votuesve u bën të njohura të dhënat si në vijim:

 Numri i personave që janë larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të vitit 2014 është: 33 mijë e 542. Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsejt: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Venvotime më shumë se në vitin 2014).

Në këtë mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:

 15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm;

 5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, si më poshtë:

– 14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në ditën e zgjedhjeve;

– 118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; dhe

– 5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e Dytë të Vëzhguesve, numri i të cilëve është: 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është: 373 vëzhgues.

Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe Këshillat e Vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori