LAJMI I FUNDIT:

Rreth 13 mijë të vdekur dhe 800 mijë të prekur nga coronavirusi në Itali – mosha mesatare e të infektuarve, 48 vjeç

Rreth 13 mijë të vdekur dhe 800 mijë të prekur nga coronavirusi në Itali – mosha mesatare e të infektuarve, 48 vjeç

Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) ka thënë të hënën se në 30 ditët e fundit, Italia ka regjistruar 800,953 raste të infeksionit Sars-Cov-2.

Veç kësaj, sipas këtyre të dhënave, përcjell Telegrafi, në 30 ditët e fundit, 12,904 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.


Gjithashtu është bërë e ditur se 22,712 nga njerëzit që kontraktuan coronavirusin gjatë muajit të fundit në Itali ishin punonjës shëndetësorë.

Të dhënat tregojnë edhe se 304,531 njerëz u rikuperuan nga COVID-19 në Itali në periudhën deri më 29 nëntor.

ISS tha se mosha mesatare e njerëzve që janë prekur nga coronavirusi gjatë muajit të fundit ishte 48 vjeç. /Telegrafi/