LAJMI I FUNDIT:

Rreth 11,000 gjoba dhe 21 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë

Rreth 11,000 gjoba dhe 21 shoferë të arrestuar në një javë në Tiranë

Policia Rrugore në Tiranë ka bërë bilancin javor të punës, duke informuar se janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore, të cilat kanë çuar në arrestimin e 21 drejtuesve të mjeteve.

Katër persona janë ndaluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 persona pasi lëviznin pa leje drejtimi, 7 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit, një shofer pasi qarkullonte nën ndikimin e lëndëve narkotike, dy persona për largim nga vendi i aksidentit dhe dy të tjerë janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi rezultonin të shpallur në kërkim.

Po ashtu “Rrugorja” nuk është kursyer aspak me gjobat, duke vendosur 11.174 masa administrative, mesatarisht 1.596 në ditë. Ato variojnë për shkelje si shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë vozitjes, apo mos vendosja e rripit të sigurimit dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit.


Policia ka bllokuar 6 automjete, përfshirë katër për verifikim nga trafiqet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori