LAJMI I FUNDIT:

Rreth 11 mijë të vaksinuar në Fushë Kosovë, dasmat kontribuuan në shtimin e rasteve

Rreth 11 mijë të vaksinuar në Fushë Kosovë, dasmat kontribuuan në shtimin e rasteve

Temperaturat e larta që mbizotëruan në vend nuk i ndalën qytetarët në Fushë Kosovë që të vaksinohen. Kjo komunë llogaritet ndër katër komunat me më së shumti të vaksinuar në nivel vendi. Numri i të vaksinuarve tashmë është rreth 11 mijë. Mirëpo, së fundmi në këtë komunë janë shtuar edhe rastet e reja me COVID për të cilat dyshohet se kanë ndikuar edhe dasmat.

Kryeshefi i Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Fushë Kosovë, Mustafë Gashi, në një intervistë për KosovaPress bën të ditur se gjatë muajit qershor dhe korrik janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.


“Prej 7 prillit që kur ka filluar procesi i vaksinimit e deri më tash janë vaksinuar diku 11 mijë qytetarë, këtu vlen të theksohet se numri i qytetarëve të cilët po vaksinohen është në rritje, gjatë muajit qershor kemi pasur diku 3 mijë 500 qytetarë të vaksinuar, kurse gjatë muajit korrik është dyfishuar ky numër është rritur për 7 mijë të vaksinuar brenda muajit”, thotë ai.

Gashi tregon se janë duke kryer rapid teste dhe se numri i personave që rezultojnë pozitivë me COVID është duke u rritur.

Sipas tij, rastet e reja të infektimit me coronavirus mund të jenë të variantit Delta pasi që ka pasur ahengje të shumta gjatë verës dhe ardhje të mërgimtarëve.

“Ne vazhdojmë të bëjmë testet rapide të detektimit të virusit… dyshojmë se për shkak se një periudhe ka qenë qetësi relative dhe raste shumë të pakta të infeksionit me COVID, dyshimet janë që këto format e reja janë pasojë e kontaktit me reputacionin Delta të virusit COVID. Priten të konfirmohen rastet në mënyrë laboratorike nga Instituti por që dyshimet janë që virusi Delta ka mbërri për shkak të vizitave të diasporës dhe kontakteve të shumta, tubimeve të shumta siç janë këto dasmat, ahengjet e ndryshme, vizitat nëpër familje, mundësia e përhapjes ka qenë shumë e madhe,” shton ai

Si pasojë e rritjes së temperaturave të larta, Gashi bën të ditur se është rritur edhe numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF.

“Temperaturat ekstreme që po mbretërojnë në regjion dhe tek ne në Kosovë kanë ndikim direkt në shëndetin e popullatës, sidomos tek grupmoshat e caktuar siç janë fëmijët, pacientët me sëmundje kronike dhe kemi pasur një fluks të vizitave të këtyre kategorive në Qendrën e Mjekësisë Familjare,” deklaron ai.

Sipas të dhënave të fundit, në Fushë Kosovë aktualisht janë 28 raste aktive me COVID-19.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori