Rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefqet Kameraj, i cili akuzohet se me qëllime të hakmarrjes qëlloi me armë zyrtare veteranin e UÇK-së, nuk ka folur shumë në seancën e parë gjyqësore ndaj tij.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Haxhi Çekaj tha se do t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre për kundërshtimin e aktakuzës, kurse gjyqtari i njoftoj së për këtë kanë kohë deri në seancën e dytë.
“Mbrojtja do t’i shfrytëzojë të drejta e veta për kundërshtimin e aktakuzës dhe provave në bazë të të cilave thirret aktakuza. Fjala është për pranueshmëri apo papranueshmërinë”, tha avokati Çekaj.
Seanca e fundit gjyqësore ndaj rreshterit Kamberaj ishte ndërprerë pasi avokatët patën kërkuar që ai të dërgohet në ekzaminim mjekësor.
Në seancën e së premtes mjekët kanë konstatuar se Kameraj është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund ta përballojë gjykimin.
Ilmi Lufaj u vra në prill të këtij viti afër Stacionit Policor në Deçan.
Vrasje e rëndë me motive të hakmarrjes, është vlerësuar nga prokuroria veprimi i rreshterit të policisë Shefqet Kamberaj i cili me armën e tij zyrtare vrau Ilmi Lufajn
Siç shkruhet në aktakuzën e prokurorisë të cilën e siguroi KALLXO.com, Lufaj në momentet e tij të fundit i ishte lutur Kamerajt të mos e qëllonte, por rreshteri i policisë nuk ishte ndalur.
Në aktakuzë sqarohet në tërësi incidenti i 19 prillit 2016 i cili për një kohë të gjatë u debatua në publik.
Aktakuza e përshkruan se atë natë miku i Ilmi Lufajt, Besfort Elshani, ishte arrestuar nga policia pas disa të shtënave në qendër të Deçanit.
Lufaj kishte shkuar në stacion për të biseduar për shokun e arrestuar, por diskutimi kishte eskaluar në një fjalosje në mes Lufajt e rreshterit Kamberaj.
“Kam me ta q*** nënën, familjen, krejt çka i ke të gjallë e të vdekur dhe nuk ke me qit kon ma jasht veç në hysh ka je dalë”, ishin fjalët e drejtuara nga Lufaj kundër Kamerajt.
Pas ofendimit, i ndjeri Ilmi Lufaj u largua nga oborri i stacionit policor pas ndërhyrjes së tre policëve, duke u dërguar përballë pompës së benzinës “Al- Petrol”.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Kameraj, pesë minuta pas ofendimeve dhe fyerjeve të Lufajt, shkoi te viktima, nxori pistoletën e tij dhe e goditi Kamerajn me një plumb në veshin e majtë.
Siç përshkruhet në aktakuzë, Lufaj kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes duke e lutur Kamerajn që të mos e godasë përsëri, por Kameraj e kishte goditur viktimën për herë të dytë në kokë duke e lënë të shtrirë dhe pa shenja jete.
Siç përshkruhet në aktakuzën e prokurorit Haxhi Sinanaj, natën kritike të 19 prillit i akuzuari Shefqet Kameraj ka qenë kujdestar në thirrje si rreshter në hetimet e stacionit të policisë. Atë natë në qendër të Deçanit në dy lokacione kishte të shtëna armësh nga dy vetura të cilat më pas kishin shkuar në drejtim të Pejës.
Nga kjo ngjarje, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes i ndjeri Ilmi Lufaj ishte afruar pranë rreshterit Kameraj për të pyetur për shokun e tij Besfort Elshani se pse është arrestuar, por nga rreshteri Kameraj ishte urdhëruar më pas që të largohej nga vendi i ngjarjes, për të mos penguar kryerjen e detyrës zyrtare.
Besfort Elshani ishte arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në lokacionin për të cilin ishte lajmëruar më pas rreshteri Kameraj.
Për ta vërtetuar se a është i përfshirë Besfort Elshani në këtë ngjarje, Kameraj kishte urdhëruar kontrollimin e veturës së të arrestuarit për të kërkuar prova lidhur me ngjarjen. Në atë kohë kur kanë dalë jashtë stacionit në oborr është parë Ilmi Lufaj duke iu drejtuar rreshterit Kameraj: “Pse ishte arrestuar shoku im Besfort Elshani?”.
Më pas Kameraj ka urdhëruar largimin e Lufajt nga stacioni, e tre zyrtarët policor të urdhëruar nga rreshteri Kameraj e kishin dërguar të ndjerin Lufaj përballë pompës së benzinës “ku më pas Lufaj mbetet duke biseduar me njërin nga zyrtarët policorë”.
“Rreshteri Kameraj në shenjë mllefi për sharjet dhe kanosjet që i janë bërë nga ana e të ndjerit disa minuta më pas doli nga stacioni në drejtim të Lufajt pa pasur asnjë ofendim apo kërcënim në ato momente shtiu në drejtim të viktimës për dy herë dhe duke e lënë të shtrirë në tokë pa shenja jete”, thuhet në aktakuzë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj