LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rruga Gjakovë – Klinë po vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka pasur në orët e hershme të mëngjesit.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha për Telegrafin se ekipet janë në terren duke punuar që sa më shpejtë të hapin rrugën për qarkullim.

“Jemi duke u mundur që sa më shpejtë të hapim rrugën për qarkullim. Ekipet tona janë atje duke punuar”, theksoi ai.


Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Lexo po ashtu Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Ndërkohë, policia sot konfirmoi se ka pasur rrëshqitje dheu dhe se rruga është e bllokuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për Telegrafin se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.

“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai./Telegrafi/