LAJMI I FUNDIT:

Rrëqebulli Lisa fotografohet në Mavrovë

Rrëqebulli Lisa fotografohet në Mavrovë

Një banor i një fshati të Mavrovës ka fotografuar rrëqebullin Lisa nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Është kënaqësi kur nga fshatrat e Mavrovës na paraqiten për se kanë parë rrëqebull, ndërsa kënaqësia është më e madhe kur na dërgojnë fotografi nga rrëqebulli që e ndjekim për një kohë me GPS. Këto ditë kemi marrë shumë fotograf nga rrëqebulli Lisa, që është ndër nëntë rrëqebullat që ndiqen me GPS. Ky rrëqebull është 7 vjet”, tha Dime Melovski nga Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë.


Ndryshe, rrëqebulli në Maqedoni është kafshë e mbrojtur dhe ky lloj është ndër llojet e vetme në botë, kurse përveç Mavrovës, rrëqebulli ballkanik mund të shihet në pjesët e Shqipërisë, Kosovës dhe në pjesën jugore-perëndimore të Maqedonisë./Telegrafi/