LAJMI I FUNDIT:

Rrëmben dhe përdhunon ish-partneren për 3 ditë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Rrëmben dhe përdhunon ish-partneren për 3 ditë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-të dashurën e tij italiane.

Sipas mediave në Itali, shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht.

Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare. Duke parë praninë e shumë personave, gruaja ka përfituar nga situata dhe ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë.


Por shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke ushtruar dhunë.

Ndërhyrja e njerëzve dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Fillimisht shqiptari u largua, por falë kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno./oranews/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori