LAJMI I FUNDIT:

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara – për çka u dënuan më së shumti qytetarët?

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara – për çka u dënuan më së shumti qytetarët?
Foto: Arkiv

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj nga Policia e Kosovës pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të trafikut rrugor.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet e ditur se 27,003 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë dhe 4,548 për rrip të sigurisë.

Tutje bëhet e ditur se për mjete të paregjistruara deri në 30 ditë janë shqiptuar gjithsej 659 gjoba, dhe 317 gjoba të shqiptuara për mjete të pa regjistruara mbi 30 ditë.


Ndërkaq, janë konfiskuar 511 vetura të cilat nuk kanë qenë të regjistruara si dhe 11 kamion e 100 motoçikleta.

Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri
Lexo po ashtu Pa rrip të sigurimit, pa regjistrim të veturës e me telefon - Policia shqipton gjobat e para me Ligjin e ri

Po ashtu me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së trafikut, Policia e Kosovës gjatë muajit të parë të implementimit të ligjit të ri të trafikut ka ndërmarrë fushata për vetëdijesimin dhe sensibilizimit e qytetarëve në respektim të rregullave dhe kontributit të përbashkët për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e trafikut sepse vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në sigurinë rrugore duke shpëtuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Aksidenti me fatalitet në Bresje – arrestohet shoferi që dyshohet se goditi këmbësorin me veturë

Aksidenti me fatalitet në Bresje – arrestohet shoferi që dyshohet se goditi këmbësorin me veturë

Kronika e Zezë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Një dekadë nga marrëveshja në Bruksel, Izvori pikë e mbyllur dhe rruga e dëmtuar

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Kalo në kategori