Është rregulluar problemi me ndriçim publik te objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.

Qytetarët ishin ankuar për mungesën e ndriçimit publik në shtyllat elektrike përgjatë rrugës ku ndodhet edhe objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.


Pas ankesave të qytetarëve te platforma Ndreqe.com,  Komuna ka reaguar dhe ka rregulluar problemin.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë problemet e tyre në këtë platformë, ku më pas edhe po intervenojnë organet përgjegjëse./Telegrafi/