LAJMI I FUNDIT:

Rregulla nr. 1 për ndukje të padhembshme të vetullave

Rregulla nr. 1 për ndukje të padhembshme të vetullave

Vetullat e ndukura dhe të rregulluara mirë janë stoli e vërtetë në fytyrën e një femre

Më së miri është që formën e vetullave tuaja herën e parë t’ua bëjë grimerja, e cila do të dijë më së miri se çfarë i përshtatet fytyrës suaj.


Kur të keni formën e përshtatshme, është e thjeshtë që në shtëpi vetë t’i mirëmbani, vetëm që, si edhe shumë gjëra të tjera lidhur me bukurinë, pak dhembin.

Kjo është një gjë të cilën duhet ta dini, e cila ndukjen e vetullave e bën më pak të dhembshme dhe pengon rritjen e qimeve. Pra, patjetër duhet të ndukni në drejtim të rritjes së tyre!

Vetëm në këtë mënyrë do t’ju dhembin më pak, por edhe do të pengoni problemin e qimeve të rritura, i cili është më së paku i dëshiruar në fytyrën tuaj, transmeton Telegrafi.

Koha më e mirë e ndukjes së vetullave është pasi të bëni dush, kur poret janë të hapura, ndërkaq qimet të buta.

Përpiquni që vetullat t’i ndukni në dritë të fortë, në mënyrë që ndonjë qime rastësisht të mos ju mbetet pa e ndukur.

Dëshironi të ndryshoni formën e vetullave tuaja? Këto truke mund t’ju ndihmojnë
Lexo po ashtu Dëshironi të ndryshoni formën e vetullave tuaja? Këto truke mund t’ju ndihmojnë

/Telegrafi/