LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Shyhrete Gashit në Ditën e Mësuesit – për 40 vite në shërbim të dijes

Ka një jetë kushtuar nxënësve. E palodhur në misionin e saj, për dekada me radhë nuk e ka lëshuar ditarin nga duart.

Kjo është Shyhrete Gashi, e cila tanimë është drejtoreshë në Shkollën Fillore dhe e Mesme e Ulët “ Dr.Ibrahim Rugova”, në Obiliq.


Në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, Gashi për Telegrafin rrëfeu gjithë rrugëtimin e saj si mësuese, sfidat dhe gjithçka që e ka karakterizuar për 40 vite në shërbim të dijes.

“Para se të bëhem drejtoreshë kam punuar si mësuese. Kam lindur në një fshat afër Prishtinës dhe kam kryer shkollën fillore dhe gjimnazin në Prishtinë. Pas përfundimit të gjimnazit pata regjistruar 2 fakultete, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Filologjik në degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Ndërsa në shtator të vitit 1982, pata filluar të punoj në shkollën e një fshati në komunën e Obiliqit. Aty kam punuar si mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë për 12 vite. E më vonë kam ardhur këtu në qytet prap kam ligjëruar gjuhën shqipe deri në vitin 2007 e prej këtij viti pastaj kam kaluar në pozita si zëvendës drejtoreshë dhe drejtoreshës shkollë ”, rrëfeu ajo.

Ajo thekson faktin që ka 40 vite karrierë në arsim dhe për të përveç që është përgjegjësi profesioni i mësuesit është edhe kënaqësi njëkohësisht.

“Tash do i bëjë 63 vjet kurse në arsim punoj qe 40 vite. Të punosh me nxënës është një përgjegjësi por është edhe kënaqësi kur i sheh frytet e punës tënde e po ashtu edhe kur i sheh sukseset e nxënësve tu, sukseset e fëmijëve të popullit tonë është knaqësi shumë e madhe”, deklaron Gashi.

Veteranja e arsimit, e kujton kohën e regjimit Jugosllavë në vitet e ’90 në Kosovë, sepse sipas saj cenzura në tekstet shqipe ishte i dhimbshëm dhe nuk i bënte të ndihen aspak mirë sidomos mësimdhënësve të Gjuhës Shqipe.

“Vitet e ’90-ta kanë qenë të vështira për arsimin shqip për arsye se tekstet ndërroheshin e kam fjalën për ish sistemin komunist. Hiqeshin pjesët më të mira nga leterësia shqipe dhe zëvendësoheshin me pjesë leximi të tjera. E kjo për neve si mësimdhënës ishte shumë e vobektë. Kurse nxënësve iu kemi dhënë shënime dhe i kemi udhëzuar se çfarë të mësojnë. Mirëpo në atë kohë na ka mbajtë edhe një shpresë dhe një krenari për të kaluarën tonë të lavdishme sidomos për mësimdhënësit të cilët kanë kontribuar për çështjen tonë kombëtare sepse krahas luftëtarëve mësuesit e kanë mbajtur gjallë gjuhën dhe të shkruajturit shqip”, tregon Gashi.

Kurse aspak më e lehtë nuk ishte edhe periudha e luftës së fundit në Kosovë.

Gashi thotë se në asnjë mënyrë nuk kishin guximin të frikësoheshin pasi duhej që fëmijëve t’iu hiqet frika nga bombardimet.

“Ne nuk kemi pasur guximin që ta shfaqim frikën tonë para fëmijëve në asnjë mënyrë ne jemi përpjekur që fëmijëve t’jua eliminojmë frikën kur i kanë dëgjuar bombardimet, ose kur fëmijët kanë dëgjuar që dikush është i armatosur ose edhe kur ata vetë kanë dëgjuar të shtëna rrugës për në shkollë. Ne gjithmonë jemi përpjekur që t’iu jepnim zemër fëmijëve dhe prindërve të tyre. Dhe po ashtu jemi përpjekur ta ruajmë sigurinë për nxënësit tanë dhe në asnjë mënyrë të mos përhapim panik dhe të mos dorëzohemi. Ne kemi qenë shumë të vendosur”, përfundon ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori