Karla Jacinto ka përjetuar tmerrin e vërtetë, kur ka rënë në duart e trafikantëve të njerëzve, që në Meksikë konsiderohet si një “industri” fitimprurëse.
Qysh si 12-vjeçe, ajo ishte mashtruar nga një trafikant i cili i kishte premtuar gjitha të mira në jetë, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se ka jetuar në një familje të varfër, trafikanti kishte arritur ta joshë me dhurata, para dhe vetura të shpejta.
Jacinto ishte dashuruar marrëzisht në trafikantin 22-vjeç, sa që ishte larguar nga shtëpia në mënyrë që të jetonte me të në Tenansigo.
Atje kishin jetuar për tre muaj, ku më pas e kishte dërguar në Guadalajara, vend ky ku është detyruar të punojë si prostitutë.
“Ndërrimi im i punës fillonte në ora 10 të mëngjesit dhe përfundonte në mesnatë”, ka deklaruar Jacinto.
Sipas saj, klientët ishin mizorë dhe për asnjë moment nuk brengoseshin për gjendjen e saj shëndetësore por edhe shpirtërore.
“Disa burra fillonin të qeshnin sepse unë qaja. Shumicën e rasteve gjatë aktit seksual i mbyllja sytë, në mënyrë që të mos i shoh se çfarë duke më bërë”, ka shtuar ajo.
Jacinto kujton momentet kur trafikanti i saj, për pak sa nuk ishte çmendur kur kishte kuptuar se disa klientë i kishin lënë shenja në qafë nga kafshimet, transmeton Telegrafi.
“Më rrihte me zinxhirë. Më godiste me shuplaka dhe shqelma, më tërhiqte zvarrë për flokë, më pështynte në fytyrë dhe me digjte me hekur të nxehtë”, ka vazhduar ajo rrëfimin.
Ajo ka pranuar se ishte shpëtuar nga policia gjatë një aksioni policor, që në fund ishte shndërruar në një skenë horrori.
Policët e kishin fotografuar Karlën dhe vajzat që ishin me të në poza komprometuese, ku disa prej tyre ishin vetëm 10 vjeçe.
Ajo ishte shpëtuar në vitin 2013 në Mexico City, por ka pranuar se gjatë katër viteve trafikim, ajo ishte detyruar që brenda një dite të kryej marrëdhënie seksuale me të paktën 30 meshkuj.
Dhe pas një kalkulimi disa ditësh ka ardhur deri tek shifra shokuese, që thuhet se ishte dhunuar afro 43.200 herë.
Jacinto, tani 23-vjeçe, është zëri më i fuqishëm kundër trafikimit të njerëzve. Rrëfimin e saj të tmerrshëm e ka konfirmuar organizata “Të bashkuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, dhe nga zyrtarët e strehimores ku ajo kishte jetuar pasi ishte shpëtuar nga tmerri.
Rrëfimi rrëqethës i Karla Jacinto është përdorur si bazë për Ligjin Megan.
Ndërkohë, revista Forbes e ka shpallur Karlan si njërin nga pesë njerëzit më të fuqishëm në Meksikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij