Rrëfimi për atletin amerikan Jesse Owens që rrëzoi teorinë e Hitlerit për superioritetin e racës ariane – miqësia me rivalin gjerman dhe injorimi nga presidenti i Amerikës

James Cleveland “Jesse” Owens është njëri nga atletët më të mëdhenj amerikan i të gjitha kohërave.
Ai ishte lindur në shtator të vitit 1913. Fama e tij e madhe u arrit në Lojërat Olimpike të vitit 1936. Owens ishte specialist për disiplinat sprinte dhe kërcim së gjati.
Fitoi famë ndërkombëtare në Olimpiadën e vitit 1936, ku fitoi katër medalje të arta në atletikë: vrapim në 100 metra, 200 metra, kërcim të gjatë dhe stafetë (4 × 100 metra).

Jeta si fëmijë
Jesse Owens, i njohur si J.C., ka qenë më i riu nga dhjetë fëmijët në familje, ku ishin tri vajza dhe shtatë djem.
Ishte fëmija i Henry Cleveland Owens dhe Mary Emma Fitzgerald nga Oakville, Alabama.
Në moshën nëntë vjeçare familja e tij kaloi të jetojë në Cleveland, Ohio, për mundësi më të mëdha, ku 1.5 milion afro-amerikanë ishin larguar nga jugu për në veri dhe njihet si ‘Emigrimi i madh’.

Kur mësuesi i ri e kishte pyetur për emrin, ai u përgjigj: “J.C.”, pasi kishte aksent jugu dhe kishte vështirësi ta thoshte emrin “Jesse”. Ai emër mbeti dhe e gjithë bota e njeh me emrin Jesse Owens.
Si i ri bëri punë të ndryshme. Ai bartte gjëra ushqimore, shkarkonte kamion dhe punonte në një dyqan riparimi këpucësh. Babai i tij dhe vëllai i madh punonin në një fabrikë çeliku.

Gjatë kësaj periudhe, Owens e kuptoi se kishte pasion për vrapin. Gjatë gjithë jetës së tij, Owens ia atribuoi suksesin e karrierës së tij atletike për inkurajimin, Charles Riley, trajner në shkollën e mesme në Fairmount Junior High School.
Kur trajneri Riley e kuptoi që Owens punon në një dyqan për riparimin e këpucëve, trajneri e lejoi atë të stërvitë në shkollë.
Momenti me Hitlerin dhe injorimi nga presidenti i SHBA-ve
Ai ishte atleti më i suksesshëm në Lojërat Olimpike dhe njeri me ngjyrë. U vlerësua si dërrmuesi i mitit të Hitlerit për superioritetin e racës ariane.
Hitleri zakonisht i pranonte fituesit e medaljeve dhe pozonte me ta, por nuk pranoi assesi me afro-amerikanin.

Këto suksese nuk ia mundësuan atij që të shkojë as në Shtëpinë e Bardhë që presidenti i vendit të tij, Franklin D. Roosevelt, t’ia shtrijë dorën.
Owens është renditur nga ESPN si atleti i gjashtë më i madh amerikan i shekullit të 20-të.

Në vitin 1999 ai ishte në listën e shkurtër të gjashtë personave për Personalitetin Sportiv nga BBC.
Miqësia me rivalin më të madh dhe vdekja e tij
Në vitin 1936 në Lojërat Olimpike, ishte atleti Carl Ludwig “Luz” Long, një djalosh që mishëronte idealin e partisë naziste.
Një 21-vjeçar i gjatë, me sy të kaltër, Long në atë kohë mbante rekordin evropian për kërcim së gjati.
Qëllimi ishte që ai të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Berlinit.
Long do të përballej me një lloj armiku të ndryshëm nga ata që njohim: një afro-afrikan me emrin Jesse Owens.
Owens përfundimisht do të bënte histori në Olimpiadën të Berlinit 1936, duke fituar katër medalje të arta, duke thyer apo barazuar shumë rekorde të reja botërore.
Por, Owens nuk i fitoi të gjitha medaljet e tij. Ai kishte njëfarë ndihme – të paktën për një. Kjo ndihmë nga njëri që askush nuk e besonte. Ishte ushtari i ardhshëm gjerman Long.
Owens po luftonte për medalje në kërcimin së gjati.
Ka qenë Long që i ndihmoi në kërcimin e tretë, pasi kishte gabuar në dy tentimet më herët. Sugjerimet kishin funksionuar. Owens e realizoi me lehtësi distancën kualifikuese dhe më pas fitoi në fund garën, duke mposhtur Longin e favorizuar dhe duke zemëruar udhëheqjen gjermane.
Pra, kush ishte personi i parë që e përgëzoi Owensin për fitoren e tij? Ishte ushtari i ardhshëm gjerman.
“Ajo që më kujtohet më shumë ishte miqësia që kisha me Luz Longun. Ai ishte rivali im më i fortë, megjithatë ai më këshilloi që të përshtatesha në raundin kualifikues dhe më ndihmoi të fitoj”, shkruan Owens pas disa vitesh.

Rezulton Long nuk ishte vetëm një konkurrent. Ai ishte një admirues prej një kohe të gjatë i atletit të njohur amerikan.
Ndihma e Longut bëri që udhëheqësit e asaj kohe ta dërgojë në vijën e parë të fronit kur filloi Lufta e Dytë Botërore.
Ai do të luftonte me ushtrinë gjermane kundër aleatëve, ku edhe do të ndërronte jetë pas plagëve të marra gjatë Betejës së Shën Pjetrit në vitin 1943.
Fundi i jetës dhe vdekja nga kanceri
Ai mbeti i lidhur me Gjermaninë, ku kishte udhëtuar për atje edhe në vitin 1972.
Në Mynih mbaheshin Lojërat Olimpike ku Owens shkoi si mysafir i veçantë i Gjermanisë Perëndimore, ku u takua edhe me Kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Willy Brandt dhe ish-boksierin Max Schmeling.

Pak muaj para vdekjes së tij, Owens kishte tentuar pa sukses ta bind Presidentin Jimmy Carter që të tërhiqte kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të bojkotonin Olimpiadën e Moskës në vitin 1980, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit.
Owens ishte një duhanpirës. Ai tymoste një paketë cigare në ditë për 35 vjet, duke e filluar në moshën 32 vjeçare.
Në dhjetor të vitit 1979, ai u shtrua në spital me një lloj të kancerit të mushkërive.
Ai vdiq nga sëmundja në moshën 66 vjeçare në Tucson, Arizona , më 31 mars 1980, duke pasur afër shtratit të tij gruan dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Edhe pse Jimmy Carter kishte injoruar kërkesën e Owens për ta anuluar bojkotin olimpik, Presidenti lëshoi një deklaratë për Owensin pasi ai vdiq.
“Ndoshta asnjë atlet nuk e ka simbolizuar më mirë luftën njerëzore kundër tiranisë, varfërisë dhe fanatizmit racor”, kishte shkruar Carter. /Telegrafi/
https://youtu.be/jB0n35UIv-s
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Coutinho bëhet kandidat për “Golin e Vitit” – shënon një ‘perlë’ nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Jamie Carragher garon me IShowSpeed në CBS Sports – njëri prej tyre përfundon me pantallona të grisur

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës