Një djalë i ri i pasur kishte mendime të këqija për të pastrehët, dhe kështu për tri ditë “u fut nën lëkurën e tyre” dhe mori leksionin e jetës. Kieren është një person që i ka të gjitha – punën, të dashurën e bukur, foshnjën dhe shtëpinë e ëndrrave.
Ky biznesmen i pasur që vozit veturat më të bukura, vesh rroba të shtrenjta dhe bartë ora luksoze, ka vendosur që për tri ditë të heq dorë nga të gjitha dhe të jeton nëpër rrugët e Londrës, për të dëshmuar se të gjithë në rrugë mund të bëjnë më shumë për një jetë më të mirë, transmeton Telegrafi.
22-vjeçari është yll i serialit “Fëmijët e pasur shndërrohen në të pastrehë” që transmetohet në Britani të Madhe. Ai në serinë e parë kishte thënë se të pastrehët janë të “dobët dhe nuk do të duhej të ishin ashtu”.
“Mendoj se të pastrehët mund të bëjnë më shumë për veten. Ata janë të dobët, e nuk do të duhej të ishin ashtu. Edhe pse janë në fund duhet të vazhdojnë të tentojnë për një jetë më të mirë”, pati deklaruar Keiren para se të dilte në rrugë.
Rrugët në pjesën qendrore të Londrës ku do t’i kaloj tri ditë nuk janë edhe aq vend i përshtatshëm për të, ku vetëvrasjet, droga dhe alkooli janë shkak i mbi 50 për qind të vdekjeve që ndodhin.
E Keirenit i është dhënë vetëm një shtrat në formë të çantës, rroba të vjetra dhe një palë çorape. Në shtëpi i la telefonin, kartat e bankës, letërnjoftimin dhe rrobat e shtrenjta. Megjithatë, ai nuk u frikësua aspak, madje mendoi një plan dhe ishte i bindur se do t’i kalojë pa ndonjë problem.
“Mendoj se do ta kem shumë të lehtë. Nëse ia arrij të largohem nga rruga dhe të përfundojë në ndonjë hotel, do të jetë dëshmi se të pastrehët mund ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka deklaruar Keiren.
Ky ishte plani i tij: të kërkoj para në rrugë derisa sa të mbledh një shumë që do t’i mjaftonte të blinte ombrella të cilat më pas do të arrinte t’ua shiste turistëve. Në ditën e parë ul në skaj të një rruge dhe filloi të kërkon para, dhe pas një ore fitoi pesë funte, jo edhe aq mjaftueshëm për ombrella. Aty e pranoi se po ndihet “sikur po e shet trupin e tij” dhe se i është dashur ta “gëlltit” egon e tij.
E duke marrë parasysh që nuk mblodhi paratë për të kaluar natën në hotel, atij i është dashur ta kalojë natën nëpër rrugët e ftohta. Të nesërmen vazhdoi me planin – duke kërkuar para për ombrella, fitoi pak para dhe ushqim. E pasi nuk kishte fituar më shumë se shtatë funte, vendosi të heq dorë nga plani për ombrella dhe ta mendoj një plan të ri.
U kthye në vendin e njëjtë ku e kishte kaluar natën e parë, u njoftua me 32-vjeçarin Toi që ka përfunduar në rrugë pasi ishte ndarë nga e dashura.
“Kam qenë dëshmitarë kur katër persona janë therur me thika”, i ka thënë Tom, një nga të pastrehët e shumtë që konsumojnë lloje të ndryshme të drogave.
Megjithatë, atë natë Keiren filloi të bashkëndjen me personat që janë detyruar të jetojnë nëpër rrugë. Kështu mendoi se nëse kërkon para në rrugë së bashku me Tomin, do ta ketë më të lehtë të fitojë para të mjaftueshme sa për të paguar një dhomë hoteli për dy persona.
Por, të nesërmen Tom filloi të mendoj se si do të arrij të sigurojë një sasi të caktuar të drogës dhe kështu vendosi të vazhdojë “rrugëtimin” i vetëm, dhe gjeti një hotel që kishte një dhomë me dy shtretër dhe kushton 25 funte nata.
Tentoi të prenotoj dhomën në hotel, por aty hasi në probleme tjera. Dhomën e hotelit mund ta merrnin vetëm ata persona që kanë letërnjoftim. I dëshpëruar, filloi të kërkon një vend të ri për të fjetur, por gjërat vetëm sa përkeqësoheshin për të.
Kështu një i pastrehë filloi të dyshonte në të, duke pyetur vazhdimisht veten se pse ky i ri po fle në rrugë, dhe iu afrua duke e akuzuar se mund të jetë polic i infiltruar. E një tjetër e kërcënoi se do ta ther dhe ta lëndon rëndë.
“Rrugët janë të pamëshirshme, nuk ka fjalë të përshkruhet se sa të rrezikshme janë. Nuk ndihem i sigurtë në rrugë, më me dëshirë do të shkoja në burg”, ka deklaruar Keiren.
E natën e fundit e kaloi para kishës. Kur erdhi koha të kthehet në shtëpi, të gjitha paratë e fituara në rrugë ua dhuroi të pastrehëve tjerë. Gjithashtu mësoi leksionin e jetës. Tani ai është personi që lut të gjithë të ndihmohen të pastrehët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve
SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj
Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë "departamentin e ri të efikasitetit të qeverisë"
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit