LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Mirlind Dakut pas shkëlqimit në ndeshjen e parë me Rubinin: Nuk do ta harroj kurrë debutimin, pritja ka qenë fantastike

Rrëfimi i Mirlind Dakut pas shkëlqimit në ndeshjen e parë me Rubinin: Nuk do ta harroj kurrë debutimin, pritja ka qenë fantastike

Mirlind Daku ka bërë një debutim të shkëlqyer në Superligën e Rusisë me fanellën e skuadrës së tij të re Rubin Kazan.

Sulmuesi kosovar realizoi gol vetëm pas katër minutash lojë e më vonë edhe asistoi në barazimin që Rubin e arriti në udhëtim te Lokomotiva e Moskës.

25-vjeçari ka pasur një debutim ëndrrash në Rusi, edhe pse nuk ka më shumë se 12 ditë që është bashkuar me skuadrën e tij të re.


Në një intervistë për Telegrafin, Daku ka folur për debutimin e tij te Rubin, si dhe për pritjen që i është bërë nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik.

Mirlind Daku gol dhe asistim në debutimin fantastik: Shpallet lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Mirlind Daku gol dhe asistim në debutimin fantastik: Shpallet lojtar i ndeshjes

“Për mua ka qenë një debutim ëndrrash, për faktin se arriti ta ndihmoj skuadrën për të marrë një pikë të madhe në udhëtim”, tha fillimisht Daku për Telegrafin.

“Të shënoj në debutim dhe të asistoj është gjithmonë e bukur dhe jam shumë i lumtur që falë golit dhe asistimit arritëm të merrnim rezultat pozitiv edhe pse kemi pasur mundësi edhe ta fitojmë ndeshjen”, tha Daku i cili ka vetëm 12 ditë që është pjesë e Rubin Kazan.

Dakut i është dhënë besimi i plotë nga trajneri Rashid Rakhimov duke ia besuar fanellën e titullarit, edhe pse sulmuesi gjilanas nuk kishte shumë kohë me ekipin.

Xhiro e parë, goli i parë – debutim fantastik i Mirlind Dakut me fanellën e Rubin Kazan
Lexo po ashtu Xhiro e parë, goli i parë – debutim fantastik i Mirlind Dakut me fanellën e Rubin Kazan

“Unë kam pak kohë që jam këtu, por falënderoj të gjithë për mbështetjen. Trajneri më dha besimin për ta nisur nga minuta e parë përkundër që kam ardhur vonë dhe ia shpërbleva me gol dhe asistim”, u shpreh Daku.

Sulmuesi gjilanas është shumë i kënaqur edhe me pritjen që i ja kanë bërë në klubin e tij të ri.

“Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. Të gjithë në klub më kanë mirëpritur dhe po ndihem shumë mirë. Kemi një ekip të mirë dhe mund të bëjmë gjëra të mëdha këtë edicion”, deklaroi sulmuesi gjilanas.

Rubin ka paguar 1,2 milionë euro për transferimin e Dakut nga skuadra kroate NK Osijek, derisa gjilanasi synon të lë gjurmë të mëdha në klubin rus.

Daku ka debutuar me skuadrën e parë të Hajvalisë në Kosovë, pastaj vazhdoi te Llapi.

Ai iu bashkua në vitin 2018 Osijekut, derisa si i huazuar luajti edhe te Kukësi e Ballkani derisa së fundmi ishte në klubin slloven NS Mura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori