LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ish-komandantit Hisen Berisha: Serbia në Koshare ka humbur rreth 1,200 ushtarë (Video)

Rrëfimi i ish-komandantit Hisen Berisha: Serbia në Koshare ka humbur rreth 1,200 ushtarë (Video)

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka treguar detaje interesante nga Beteja e Koshares.

Berisha ka thënë se nuk janë të vërteta deklaratat e gjeneralëve serbë se në Koshare janë vrarë vetëm 108 ushtarë serb.

“Gjeneralët serbë duhet të japin llogari për numrin e të vdekurve të tyre para eprorëve të vet dhe para popullit, prandaj ata minimizojnë numrin e të vrarëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, thotë se vetëm në ditën e parë serbët i kanë pasur të vrarë 42 ushtarë.

“Në kazermë kanë qenë 42 të vdekur. Në pozicionin ku kam sulmuar unë i kanë pasur katër të vdekur, dokumentacionin ua kemi marrë dhe vetëm pas lufte ua kemi dorëzuar kufomat”.

Berisha tregon se ka pasur delegacione të shumta nga UN për që kanë ardhur për të kërkuar kufomat, por ai thotë se ato nuk u janë dorëzuar pa e bërë të njëjtën gjë pala serbe me shqiptarët e vrarë.

“Në tetor janë rikthyer përsëri dhe kanë thënë se kanë urdhër nga shefi i shtabit të përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, për të marrë kufomat e serbëve, dhe ne atëherë u kemi dorëzuar kufomat”.

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, thotë se KFOR-i ka kërkuar nga ta në atë kohë 600 serbë me pretendimin se janë zënë rob.

“Ma bëjnë një pyetje direkte “ku janë?”. Unë iu them, kërkojini në pozicione të luftimit, janë kufoma. Ua kemi dhënë dokumentet. Por në shkëmbim kemi liruar disa të burgosur”.

Kam takuar një shqiptar që ka luftuar për ushtrinë e Serbisë, dhe e kam pyetur sa të vrarë ka pasur Serbia në Koshare.

“Ai më ka thënë se me kamionë kemi bartur deri në 1,200 kufoma”, tha ndër të tjera Hisen Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori