Rrëfimi i dhimbshëm i aktorit Michael J. Fox: Do të doja thjesht të mos zgjohesha një ditë, do të ishte e mrekullueshme

Aktori i dashur, Michael J. Fox, i njohur për rolin e tij në “Back to the Future”, ka folur hapur për përparimin e sëmundjes së Parkinsonit, e cila tani e ka bërë të vështirë ecjen e lirë dhe e ka ekspozuar ndaj lëndimeve të shumta.
Fox, i diagnostikuar në vitin 1991 në moshën 29-vjeçare, ka shpërndarë përvojën e tij për dekada dhe ka jetuar shumë më gjatë se pritshmëritë mesatare të jetës për personat me Parkinson, por përballja me sëmundjen mbetet një sfidë e madhe.
Në një intervistë për The Sunday Times, Fox rrëfeu se ka kufizuar lëvizjen për shkak të frikës nga rrëzimet, pas thyerjeve të shumta gjatë viteve.

“Mund të eci, por është pak e rrezikshme. Gjatë tre viteve kam thyer bërrylin, dorën, kisha një infeksion të madh dhe pothuajse humba gishtin”, tregoi ai.
Megjithatë, Fox vazhdon të ndjekë ambiciet profesionale dhe personale. Ai u rikthye në skenë duke luajtur në serialin e Apple TV, Shrinking, ku portretizon një personazh me Parkinson, duke treguar se nuk ka frikë të përballet me gjendjen e tij.
Përveç karrierës, Fox vazhdon të angazhohet fuqishëm në luftën kundër Parkinsonit përmes Michael J. Fox Foundation, që ka mbledhur mbi dy miliardë dollarë për kërkime dhe trajtime të reja.
Ai është gjithashtu autor i pesë librave, përfshirë “Future Boy” dhe vazhdon të jetë një model për miliona njerëz për qëndrimin dhe optimizmin e tij.
I martuar me Tracy Pollan që nga viti 1988 dhe baba i katër fëmijëve, Fox vazhdon të balancojë jetën familjare, angazhimin humanitar dhe krijimtarinë artistike. /Telegrafi/

























































