LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi emocionues i Ujkanit: Kam humbur evropianin, por jam i lumtur te Kosova

Rrëfimi emocionues i Ujkanit: Kam humbur evropianin, por jam i lumtur te Kosova

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka folur për mediat franceze rreth Përfaqësueses së Kosovës.

Kapiteni ynë foli hapur edhe për largimin nga Shqipëria, duke akuzuar edhe De Biasin që ishte pengesë për të.

“Nuk mund t’i kuptojë ata që më gjykojnë për largimin tim nga Shqipëria në Kosovë. Unë kam lindur në Kosovë, kam përjetuar luftën dhe kam dashur që ta ndihmojë vendlindjen time sapo më është dhënë mundësia”.


“Trajneri De Biasi ishte pengesë për kalimin tim te Kosova, mirëpo presidenti i Federatës, Armand Duka ma mundësoi kalimin. Mendoj që De Biasi u frikësua se të tjerët do ta ndiçshin rrugën time”, shprehet Ujkani.

Tutje Ujkani ka folur edhe për evropianin që e ka humbur me Shqipërinë, por thotë se është i lumtur tani te Kosova.

“Pas zgjedhjes që kam bërë e kam humbur kampionatin evropian dhe respektin e shumë njerëzve në Shqipëri, mirëpo tani jam i lumtur”.

“Unë i premtova babait tim se në momentin që do të kishte drejtë Kosova të luaj me lejen e UEFA-s do ta merrja këtë vendim. Nuk jam pishman për këtë zgjedhje”, tha Ujkani.

Djaloshi ka thënë se në ekipin e Kosovës është një atmosferë e jashtëzakonshme dhe se të gjithë djemtë e Përfaqësueses janë të lidhur shumë me vendlindjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

Ndërkombëtare
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori