Sharjet, ofendimet dhe përjashtimet nga shoqëria janë disa forma se si bullizohen fëmijët në shkolla.
Pre e bullizmit ishte edhe një 10 vjeçar nga Prishtina. Nëna e tij për RTV Dukagjinin ka treguar situatën me të cilën ka kaluar fëmija i saj.
Ajo thotë se për shkak të bullizmit është detyruar ta largoj djalin nga ajo shkollë pasi nuk gjeti përkrahje as nga mësuesja.
“Në shkollën ku mësoi djali im ka shumë nxënës dhe jo të gjithë kanë mundësinë të vishen mirë dhe të bëjnë një jetë normale. Gjithmonë janë gjykuar nga veshja apo nga ajo që nuk e ki njërin prind. Pra në një far forme djalin nuk e kanë lënë të futet në grup dhe ka mbetur i vetëm. Gjithmonë djali është ankuar në shtëpi. “Unë nuk kam shokë në shkollë. Nuk po më ofrojnë nxënësit”, e ankesa të tjera deri në atë masë sa nuk e kanë përfshi kur kanë luajtur futboll në shkollë. Djali ka qenë shumë keq. Madje shkolla as trajtim psikologjik nuk i ka ofrua”, rrëfen ajo, përcjell Telegrafi.
Nëna nuk është e kënaqur as me sjelljen e mësueses sipas së cilës mësuesja nuk ka kuptuar hallet e nxënësit të saj.
“Djali është vonuar në shkollë për shkak të një trajtimi shëndetësorë dhe mësuesja në sy të gjithë nxënësve e ka nënçmuar për shkak të vonesë. Ka ndodhur kur mësuesja i ka thënë djalit pse ke ardhë në shkollë me këtë veshje, pasi ka ndodh që fëmija im nuk ka mbathur ndoshta patika adekuate. Çdo nënë ka dëshirë të vesh fëmijën e saj bukur, por jo të gjithë e kemi atë luks”, rrëfen më tej nëna e nxënësit të bullizuar.
Ndërsa një nënë nga Mitrovica thotë se dhuna në familje që ka përjetuar ajo dhe dy fëmijët e saj 9 dhe 11 vjeç ka ndikuar që ata të bullizohen edhe në shkollë.
“Fëmijët e mi janë përndjekur, fotografuar e tallur nga të tjerët në shkollë. Fëmijët e mi nuk kishin më dëshirë të shkonin në shkollë. Nxënëset tjerë u bazonin në fjalët që ua thoshin hallat e tyre për fëmijët e mi. Tani fëmijët tjerë i ofendonin të mitë duke iu thënë “ngelça” e terma të tjerë ofendues. Për shkak të talljes edhe para mësueses fëmijët nuk arrinin të përgjigjeshin por vetëm qanin. Thoshin “po qeshin të tjerët” edhe s’po mundim”.
Për shkak të këtyre problemeve kjo nënë thotë se djali i saj për shkak të talljeve e ka kapur për fyti një tjetër nxënëse.
Ajo thotë se për shkak të këtyre situatave është detyruar t’i largojë fëmijët në një shkollë tjetër./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëProkuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës