Rrëfimi i Arianit Nikçit pas ngjitjes së pesë majave më të larta të pesë kontinenteve, nga shpëtimi i Mrikës deri tek thyerja e rekordit
Arianit Nikçi ka bërë rrëfimin e tij pas kthimit në Kosovës, ku së bashku me bijën e tij Mrikën u ngjitën pesë majat më të larta të pesë kontinenteve.
Dyshja pejane, babë e bijë kanë treguar rrëfime interesante rreth vështirësive dhe peripecive në ngjitjen e majave më të larta botërore.
Arianiti ka treguar shumë gjëra interesante, por shpëtimi i Mrikës nga amputimi i hundës dhe gishtit ishte njëri nga më interesantët.
“Falënderoj dhe jam mirënjohës për të gjithë pranishmit për konsideratën dhe respektimin e aktiviteteve tona jo të lehta. Aktivitete të cilat i kemi marrë vazhdimit duke e respektuar një sugjerim të axhit Ejup, i cili duke u nisur me lot në sy i ka thënë Mrikës: Pa frikë e me kujdes maksimal”, fillon rrëfimin Arianiti.
“Kjo është e vërtetë dhe ju e dini me siguri që alpinizmi është një prej sporteve më të rrezikshme. Alpinizmi është sport ku qëndrueshmëria psikike dhe fizike testohet në maksimum dhe në kushte ekstreme atmosferike”.
“Me siguri përmes rrjeteve sociale jeni njoftuar me qëllimin e projektit dhe qëllimi i tij është ngjitja në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve. Është një sfidë që në alpinizëm ndryshe quhet “Seven Summits”. Qëllimi është që Mrika të bëhet femra më e re në botë që e kalon këtë sfidë”.
“Ideja e këtij projekti ka lind gjatë kthimit nga Kilimanxharo, ku gjatë kthimit ka qenë propozimi i Mrikës, e cila e ka pa në internet se mund të jetë femra më e re që e kalon këtë sfidë”.
“Për momentin rekordin e mban një amerikane. Nëse arrin me kalua, pasi në ka mbet vetëm edhe një maje, e cila do të realizohet në këtë muaj atëherë do të arrihet qëllimi”.
“Ka qenë e vështirë pasi për t’u realizuar ky qëllim ka qenë orari shumë i ngjeshur. Zakonisht njerëzit e kalojnë një maje për një vit. Ne prej Winsonit në Antarktikë, ku Mrika është bërë femra më e re që e kalon këtë maje, ku jemi ngjit me 16 dhjetor 2018 dhe sot jemi me 12 korrik, i kemi kaluar pesë majat më të vështira të Seven Summit-sit”
“Prej Everestit deri në Denali, dy majat më të vështira i kemi ngjit brenda një muaji. Na ka ndihmuar fakti që kemi qenë vazhdimisht në gjendje të mira fizike për shkak të lëvizjeve që kemi pas dhe klimatizimit dhe na ka përcjell fati pasi nuk kemi pas të ngrira të duarve apo të këmbëve, përveç në Winson ku Mrika e ka pas një problem për pesë minuta kanë qenë në pyetje për t’ju amputuar hunda dhe për këtë i jam mirënjohës guidës që e vërejti në bazë të ngjyrës që humbi ndjenjat dhe guida e shpëtoi pa amputim Mrikën për pesë minuta”.
“Fati na ka përcjell në çdo gjë deri në sot, gjithçka ka qenë në rregull dhe mirë. Përgatitja fizike ka qenë mirë dhe jemi pak të privilegjuar që jetojmë në Pejë dhe jemi të rrethuar me bjeshkë dhe kemi të përshtatshëm terrenin për përgatitje”.
“Mrika është sportiste. Është marr më herët edhe me karate dhe skijim. Qëndrueshmërinë psikike njeri e krijon me përvojë mirëpo në të njëjtën kohë e kemi krijuar pasi ka filluar projekti duke analizuar të gjitha majat pasi nuk mund ta marrësh një rrugë pa e analizuar dhe pa kontaktuar me personat që e kanë ngjitur atë maje. Duke shikuar video të ndryshme, duke lexuar literaturë dhe gjatë përvojës krijohet ajo qëndrueshmëria”.
“Mrika pa modesti për moshën që ka, ka tregu një qëndrueshmëri psikike të hatashme. E ka një të mirë që nuk merret me probleme gjatë rrugës pasi thotë se: “Babë, unë po e qoj kryet në maje, e trupi po më shkon vet”.
“Është e vërtetë që edhe guida e do fortë Mrikën, pasi projektin e kemi realizuar me një kompani amerikane. Nuk kom dashur me rreziku pasi kom qenë me vajzë dhe përgjegjësi e madhe është edhe e imja. Por, përparësia e Mrikës është që nuk merret me gjëra anësore, vendos dhe e përfundon”, përfundoi rrëfimin e tij Arianiti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë