LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Irid Oxa: Rëndësi ka se si më puthë dhe jo buzët e të dashurit

Rrëfehet Irid Oxa: Rëndësi ka se si më puthë dhe jo buzët e të dashurit

Irid Oxa është tifozja shqiptare kuq e zi e “Euro 2016”, e cila pushtoi mediat e botës bashkë me Rike Rocin për hiret dhe sharmin joshës.

E dashura e futbollistit të serisë A të Torinos, Afriyie Acquah, muzikantja dhe balerina nga Fieri që jeton në Itali prej 20 vitesh na zbulon për revistën “Story” disa fshehtësi dhe hobe nga jeta e saj.

Kartoni i kuq për të dashurin tënd futbollist Afriyie Acquah si të bën të ndihesh?
Më vjen keq nëse del nga fusha, sepse e di që nuk e përjeton mirë.


Verë apo birrë për të ardhur në qejf para një ndeshjeje në stadium?
Do të preferoja birrën, pije më sportive. Vera imponon më shumë elegancë.

Burri joshës për ty është me buzë të trasha apo të holla? Rëndësi ka të më pëlqejë puthja, se pastaj të trasha apo të holla buzët nuk ka rëndësi.

Rivalja jote është italiane apo shqiptare?
Nuk kam rivale.

Për një natë që të çon në ekstazë preferon puro apo nargjile?
Aaaa… nargjile. Më pëlqen.

Për t’u përhumbur në botën tënde dëgjon muzikë rock apo hip-hop?
Mua më pëlqen shumë muzika. Jam rritur e vogël me muzikë klasike. Por midis rock dhe hip-hop zgjedh të dytën.

Miku më i mirë për ty një reper që pëlqen sherret apo një poet që u jep rëndësi ndjenjave?
Hahaha… i përkas brezit të reperave. Do të më pëlqente që përgjigja të ishte varianti i dytë, por…..

Tradhtari më i keq shkon me femrën që dashuron, apo me shumë femra që e kuriozojnë?
Tradhtia më e hidhur është ajo shpirtërore. Prandaj tradhtari më i keq është ai që shkon me një femër që dashuron, e pastaj kthehet në shtëpi. Por edhe tradhtia zike lëndon. Gjithsesi nga dy të këqijat ajo që helmon më shumë është e para (sipas meje).

Kush nuk i kursen paratë për ty është…?
Kush nuk i kursen paratë është bujar me veten dhe shoqërinë. Pastaj ka shumë degë përgjigjesh kjo pyetje. Për mua shijon jetën.

Po ti për kë i shpenzon paratë?
Unë nuk i kursej paratë për dëfrimet e mia dhe për qenin tim Prada.

Seksi ndihesh me bikini apo me të brendshme?
Unë seksi ndihem dhe me një fustan të bukur. E rëndësishme është të ndjehesh seksi dhe femërore brenda shpirtit.

Pika jote me e fortë për të rënë në sy?
Pika ime më fortë për të rënë në sy është gjatësia ndoshta, apo kërcimi në pistën e vallëzimit. Aty bëj tamam dallim (colpo sicuro) nga të tjerat.

Pika jote më e dobët që jo të gjithë ta njohin? Pika ime e dobët sot janë nëna dhe gjyshi që nuk jetojnë më. Rrallë herë e shpreh melankolinë, dhimbjen.

Burri që më josh?
Rëndësi ka të më pëlqejë puthja, se të trasha apo të holla buzët nuk ka rëndësi

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori