LAJMI I FUNDIT:

‘Rrebesh rrufesh’ në Sidnei, katër persona përfundojnë në spital – probleme në qarkullimin e trenave, aeroport dhe energji elektrike

‘Rrebesh rrufesh’ në Sidnei, katër persona përfundojnë në spital – probleme në qarkullimin e trenave, aeroport dhe energji elektrike

Katër persona janë dërguar në spital me djegie pasi u goditën nga rrufeja në kopshtet botanike të Sidneit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i autoriteteve shëndetësore ka theksuar se ata po qëndronin nën një pemë kur u goditën rreth orës 12:45 të së hënës.

Ekuipazhe të shumta trajtuan pacientët, duke përfshirë një djalë adoleshent, një grua në të 20-at e saj dhe një burrë e një grua të dy në të 30-at.


Të katër u “u rrëzuan pa ndjenja” kur u goditën nga rrufeja, por rifituan vetëdijen menjëherë më pas, tha zëdhënësi.

Të katër pacientët pësuan “disa djegie” nga rrufeja. Ata po monitoroheshin për probleme kardiake.

Veç kësaj, për shkak të motit që kishte ndikuar në pajisjet e trenave në North Sydney.

Pasagjerëve iu tha të shmangnin ose të shtynin udhëtimet në njërën prej linjave dhe se autobusët zëvendësues do të ishin në shërbim.

Gjithashtu edhe pista në aeroportin e Sidneit ishte pothuajse e ndalur pasi më shumë se 30 nisje u anuluan dhe 340 shërbime brenda dhe jashtë u vonuan.

Ndërkohë theksohet se më shumë se 10,000 familje dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Ndryshe, bëhet e ditur se të hënën pasdite, kishte pasur rreth 75,000 goditje rrufeje të zbuluara brenda një rrezeje 100 km të Sidneit, raportoi meteorologu i Weatherzone, Ben Domensino. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori