LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani: Strukturat paralele të Serbisë marrin paga pa shkuar në punë, Qeveria pagoi mbi 7 milionë euro

Rrahmani: Strukturat paralele të Serbisë marrin paga pa shkuar në punë, Qeveria pagoi mbi 7 milionë euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka deklaruar se nga viti 2015 e deri më sot nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 7 milionë euro strukturat paralele të Serbisë.

Rrahmani në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet raporti vjetor i Auditimit për vitin 2019, ka theksuar se pagesa e këtyre pjesëtarëve po vazhdon edhe në Qeverinë Hoti.


“Në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 dhe deri më sot nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 7 milionë euro strukturat paralele të Serbisë. Vetëm në vitin 2018-2019, pra janë paguar mbi 271 pjesëtarë të strukturave paralele pa shkuar asnjëherë në punë, e këta po vazhdojnë të paguhen ende nga kjo qeveri, pra po financohen nga kjo qeveri strukturat paralele ku atyre i shkohet paga mujore çdo muaj pa shkuar asnjë ditë në punë. Edhe pse kjo është e gjetur në të gjitha raportet e auditimit, asnjë hap nuk është ndërmarrë as nga kryeministri, as edhe ministrat të cilët i shpërndajnë këto para të taksapaguesve, kryesisht shqiptarë“, tha ai.

Ai tha se në komunat Zveçan, Zubim Potok dhe Leposaviq, nuk është zbatuar ligji për mbledhjen e të hyrave siç janë tatimi mbi pronë, lejet e ndërtimit, shërbimet publike, shfrytëzimi i pronës publike, duke shkelur ligjin thuajse nuk janë qytetarë të Republikës së Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori